Përveç dhembjes dhe ndryshimit të ngjyrës së urinës, ka edhe mënyra të tjera të cilat flasin që veshkat nuk ju punojnë siç duhet

Si të mos i injoroni sinjalet e rrezikshme të cilat jua dërgon trupi juaj, por të cilat nuk janë edhe aq të dukshme, kanë zbuluar nefrologët. Nëse ka dyshim në problemet me veshkat, e para gjë që duhet të bëni është që të shikoheni me kujdes në pasqyrë.

Ndryshimet sipërfaqësore në fytyrë mund të tregojnë në shfaqjen e sëmundjes para simptomave të tjera.

Cilave shenjave duhet kushtuar kujdes i veçantë?

Nefrologët kanë veçuar gjashtë shenja të dukshme që tregojnë se veshkat tuaja nuk funksionojnë siç duhet dhe se është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për ndihmë.

1. Fryrja

Problemet me veshkat gjithmonë manifestohen në fytyrë duke u shfaqur ënjtje e kapakëve të poshtëm të syve. Ndonjëherë si simptomë lezionesh të zorrës së hollë formohen qese të pazakonta nën sy, ndërsa mjeku gjithsesi do të përcaktojë shkaktarin e saktë.

2. Ngjyra blu nën sy

Shfaqet posaçërisht pas zgjimit nga gjumi. Kjo është shenjë e filtrimit të keq të lëngjeve në veshka. Mund të jetë fjala edhe për “mbylljen” e sistemit të drenazhimit të trupit me substanca ngjitëse të imunoglobinës, gjë që është reaksion ndaj ushqimit të papërshtatshëm.

3. Lëkura e thatë

Thatësia e tepërt e lëkurës, duke përfshirë edhe fytyrën, tregon marrjen joadekuate të lëngjeve në organizëm dhe çrregullim të punës së sistemit të sekretimit. Gjithashtu, kjo mund të jetë edhe një shenjë e problemeve me gjëndrën tiroide. Për të përcaktuar shkaktarin e saktë të ndryshimeve, duhet të shkoni te mjeku.

4. Rrija e lagështisë së lëkurës

Kjo gjë mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D apo e helmimit. Kjo gjë ka të bëjë me problemet e sistemit të sekretimit.

5. “Gjuha gjeografike”

Ndryshimi i receptorëve të shijes, i së ashtuquajturës “gjuhë gjeografike” (e mbuluar me njolla të kuqe të ndezura” me një kind të bardhë), si edhe qarje në të, tregojnë patologji të ndryshme. Ndryshimet në rrënjën e gjuhës tregojnë probleme me veshkat dhe fshikëzën.

6. Ndryshime në formën e veshëve

Ekspertët thonë se nëse forma e veshëve ka ndryshuar, atëherë arsyeja janë veshkat. Prandaj, kërci shumë i fortë i laprës së veshit tregon shëndetin gjenetik të veshkave, dhe i butë tregon një tendencë për probleme me sistemin urinar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here