Më 5 Maj të vitit 1913, pas shpalljës së pavarsisë së Shqipërisë më 29 nëntor 1912 u realizua pulla e parë postare, shtetrore nga Lef Nosi. /InforCulture.info

Pulla e parë postare që u realizua nga Lef Nosi disa muaj pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë kishte simbolin kombëtar të shqiponjës dykrenare, posht shqipnjës dykrenare shkruante me shkronja të mëdha ‘’SHQIPËNIA’’, ndërsa rreth saj emri i institucionit shtetrorë ‘’MINISTERIA E POST-TELEG. E TELEFONËVET’’ 

Por kush ishte Lef Nosi?


Lef Nosi (1877-1945) (lindur Elefter Nosi), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar. Njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore. Veprimtaria e tij politike-shoqërore ishte pothuajse e pandarë me atë personale. Pranë Arkivit Qendror Shtetëror tërësia e letrave të ardhura në adresë të tij arrin më tepër se 1200, mes tyre edhe me Norbert Joklin, Holger Pedersenin por edhe të rinj që e shihnin me admirim si Qemal Stafa.


Lindi në qytetin e Elbasanit më 9 prill të vitit 1877 në një familje të kamur ortodokse në lagjen “Kala”, djali më i vogël i Siljanit dhe Anës ndër tetë vëllezër e motra, në një familje që shquhej për fuqinë ekonomike. Sa i përket origjinës shkruan në një letërkëmbim:

“Gojdhana e familjes thotë se Nost janë t’ardhun nga Greqia. I pari që kishte ardh këtu pasi kishte “ranë më gjak në vendt të vet e kishte qenëi shtrënguem me dalë dheut. Po, sekure ka ardhë nuk dihet mirë pasi në familje nuk ndodhet asnjë dokument i shkruem që tëna e dëftejë. Ky fis me kalim të kohës ashtë shtue e ashtë ndamë në tri dega të ndryshme nga të cilat vetëm njana e ruejti mbiemrin e vjetër e dy të tjerat e ndërruan tuke marrë njana mbiemrin “Shuteriqi” e tjetra “Marku”. E shumta e emnavet që u ngjisnin fëmivet këta tre barqe janë po ato. Përshembull sot kanë: Anastas, Beniamin, Jakob, Gregor, Basil, Kolë, Dhimitër, Josif etj. Por edhe Shuteriqt e Markajt po kesi emnash kanë. Veç kësajë të tria degat festojnë Shënkollin me tëvetmin ndryshim që Nost e bëjnë festën në verë e Shuteriqt në dimën që të mund kështu të thërresin shishoqin në festë.” Mbiemnin Kapidani e gjejmë në kodikun e motshëm të kishës së Shën Mërisë në vitin 1784 e faqe 167… Ashtë edhe në vitet 1812 e 1814 faqe 192 e 193…

… Një gjë që provon që Nost janë t’ardhun nga Greqia asht një ngjarje që më kallzon im vëlla Gregori. Simon Shuteriqi më thotë se e ka pasë ndigjue nga i ati se i pari i familjes “Nosi” kishte pasë qenë “Kapidani i një anie e pasi kjo i kishte mbytë, nga Korfuzi ishte hudhë e kishte dalë mëktanë. Kishte ardhë e kishte zanë vend ktu n’Elbasan e prandaj i kishin quejtë Kapideni. Mirëpo nuk më gjanë të jetë kështu. Emri kapidani asht ma fort nji titull nderi të cilin kur ishja më i vogël përdoresh edhe kapidan. U thoshin muhamedanët e Elbasanit të krishtenvet të pasun e me randësi në shoqëni. Edhe në katundin Golomesh të Lushnjës e kam ndigjue…”

U arsimua fillimisht në vendlindje e më pas në Athinë. Megjithëse nuk i përfundoi studimet e larta për farmaci (kreu vetëm 2 vjet), pas kthimit në qytetin e tij, iu kushtua me zell të veçantë punës për njohjen e gjërë dhe të thelluar të historisë dhe të kulturës shqiptare. Formimi i shëndoshë intelektual dhe atdheu i tij, qenë shtysat e forta që Nosi të fitonte rolin e merituar të një protagonisti në ngjarjet e stuhishme, që pararendën ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë. Veprimtaria e ngjeshur kombëtare e bëri shumë shpejt Lef Nosin objekt ndjekjeje për autoritetet osmane. Në 1902 shpëtoi pa u dënuar sepse nuk iu provua fajësia.

Në një proces të gjatë gjyqësor në kohën e regjimit komunist për shkak të akuzve të ngritura nga shteti shqiptar i asaj kohë, Lef Nosit fillimisht i’u sekuestrua e tërë pasuria e më pas edhe u ekzekutua në  tek “Kodrat e Priftit” në Tiranë, por ka edhe një version tjetër ku thuhet se ai u pushkatua në Kodrën e Kryegjyshatës Bektashiane. /InforCulture.info

Lef Nosi para gjyqit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here