ër shumë vjet kemi dëgjuar nga mediat e ndryshme se në Pakistan në provincën e Khyber- Pakhtunkhwa gjendet një minoritet , një popull i vogël por shumë i veçantë nga vendasit . Sipas studiuesve që kanë shkuar aty këta njerëz pretendojnë se kanë mbetur në Pakistan që në kohën e fushatave ushtarake te Aleksandrit të Madh të Maqedonisë dhe se të parët e tyre kanë qenë pikërisht ushtarë të Aleksandrit. Ndonëse ata sot ndodhen nën influencë të madhe myslimane ende refuzojnë që të përqafojnë myslimanizmin dhe jo vetëm kaq. Në raste kur pjesëtarë të këtij grupi janë bërë myslimanë ata janë përjashtuar nga komuniteti ku jetonin dhe nuk janë quajtur më kalashë . Kalashët ruajnë traditat e tyre ku një pjesë është gjuha, veshja dhe besimi në shumë zota e aq më tepër besimi në vetë natyrën cka tregon se besimi i tyre është i stërlashtë. Mitologjia e tyre krahasohet nga studiuesit me mitologjinë greke apo zoroastriane.
Para shumë kohësh personalisht i kisha sugjeruar Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë që të ngrejë një komision të përbëre nga historianë, gjuhëtarë dhe arkeologë dhe të bëjnë një vizitë tek këta njerëz për të parë nëse ekziston ndonjë lidhje mes tyre dhe shqiptarëve. Kjo për faktin sepse një pjesë e mirë e ushtrisë së Aleksandërit në ekspeditat e tij përbëhej nga ushtarë ilirë.
Veç kësaj vetë Aleksandri nënën e tij Olimpinë ose Myrtali siç quhej ndryshe e kishte epirote. Ati i Aleksandërit të Madh , Filipi i dytë i Maqedonisë e kishte nënën nga fisi ilir i Lynkestëve e madje edhe një prej grave të tij që quhej Audata e kishte prej andej.
Ministria e Arsimit ama me sa duket ishte shumë e zënë me dhënien e lejeve për ngritjen e Medreseve në gjithë Shqipërinë dhe nuk denjoi fare që të më kthente një përgjigje qoftë kjo edhe negative edhe pse unë e përsërita kërkesën time tre herë radhazi. Programi ndjellakeq i arabizmit të shqiptarëve me iniciativën e dëshirën serbe e gjithashtu me bekimin turko-arab kishte shkaktuar në Ministrinë tonë kaq shumë punë sa që rasti i Kalashëve nuk ia vlejti të merrej fare parasysh.
Fatmirësisht shikoj që shqiptarë të ndryshëm me nismën e tyre përpiqen ta prekin këtë temë nëpërmjet postimesh në youtube apo facebook. Duke patur dëshirën dhe vetë që ta prekë këtë temë do doja ti tërhiqja vëmendjen publikut në lidhje me gjuhën që Kalashët flasin. Historia e Shqipërisë sic e dimë është ndrydhur, është tjetërsuar, vjedhur apo huazuar në mënyrë të qëllimshme nga vende të tjera. E vetmja gjë që na ka mbetur është gjuha shqipe e cila jam shumë i bindur se është çudira-bërëse dhe se do ti japë Shqipërisë dhe shqiptarëve vendin që u takon në arenën nderkombëtare.
Fatkeqësisht shtypi shqiptar sot ndikon shumë negativisht në zhvillimin e kësaj gjuhe dhe po e shpërfytyron me huazime të tepërta të panevojshme . Kjo dukuri nuk vjen si pasojë e varfërisë së gjuhës sonë , por sepse gazetarët e ndryshëm kalemxhinj duke përdorur fjalë të huaja përpiqen të na mbushin mendjen për horizontin e tyre të gjerë dhe për njohuritë e mëdha që mbartin në kokën e tyre. Në përpjekjen e tyre për tu shprehur në emisionet apo artikujt që bëjnë me terma shkencorë lajmi që i përçojnë publikut shqiptar bëhet pothuajse i pakuptueshëm ose më mirë le të themi fantastiko-shkencor.
Që mos të zgjatemi le të shohim nëse ekzistojnë elementë të gjuhës shqipe që pajtohen me gjuhën e ushtarëve të Aleksandrit të mbetur në Pakistanin e largët , atë të Kalashëve. Patjetër që nuk do të nxjerrim përfundime revolucionare nga ky kërkim, por është deyra jonë të provojmë nëse ekziston dicka që vlen për tu studiuar në gjithë këtë histori të Kalashëve. Fjalët që do të renditim më poshtë janë marrë nga libri : Kalasha Dictionary with English and Urdu, Studies in Languages of Northern Pakistan, Publication Coordinators:Dr. Ghulam Hyder Sindhi, National Institute of Pakistan Studies,Carla F. Radloff, compiled by Ronald L. Trail, Gregory R. Cooper, Summer Institute of Linguistics and National Institute of Pakistan Studies 1999.
Le tu hedhim një sy këtyre fjalëve duke marrë parasysh se gjuha që kalashët flasin sot përvec ndryshimeve që vetë ajo ka pësuar në këto 2300 vjetë izolim nga trungu mëmë është ndikuar gjithashtu edhe nga shumë e shumë faktorë të tjerë shoqërorë. Lëvizjet e ndryshme të Kalashëve, kontakti me popuj të tjerë etj etj.
- Au…. ……………….Ushqim… a mos lidhet kjo fjalë me foljen shqipe Ha ?
- Baya… …………….Vëlla…Vlla…Vëllai ?
- Kakawank………..Zog… a mos lidhet ndoshta me Kukuvajkën ?
- Gak………………….Ka…Dem
- Za……………………Ziej
- Chu………………….Bijë, shiko shqip Cupë, Cikë
- Dzau………………..Shije…E shijshme
- Karim……………….Kryej, po kryej një punë.
- Dada… …………….i ati…Babai… shiko dialektin tosk ose arbëresh Tata
- Desa………………..Tej…Tutje…Përtej…Larg
- Chir………………….Qumësht… shiko në shqip fjalën Hirrë
- Dratch………………Rrush
- Asa… ……………….Ai
- Tasa… ……………..E tij
- Uk…………………….Ujë
- Mos…………………..Mish
- May…………………..Mua, mua më…
- Dudim……………….Gjumi
- Uts……………………Burim uji
- Atra…………………..Aty
- Tasa…………………E tyre, tyne
- Kay ?………………..Kur ?
- Kawa?………………Ku ?
- Kura ? … ………….Kush ?
- Sia kia ?… ………..C’është kjo ? Ca o kjo ?
- Sis Trupel………….Dhimbje koke, Turbullim koke…Kik trupel
- Asik… ………………Të jesh…shiko gegënisht Asht
- Dek…………………..Të japësh… shiko gegënisht Me dhanë, dhon
- Nisik…………………..Të rrish…shiko gegënisht Me nejtë, ndejtë
- Palik…………………..Të biesh, rrëzohesh
- Pa………………………Bie…Godas, i rashë
- Pasa…………………..Pashë, shikova, vështrova
- Upac…………………..Hap…Hap derën
- Upac asi………………Hapi sytë
- Khayr………………….Hare…Gëzim
- Athi…………………….Eshtër, kockë
- Thum………………….Tym
- China………………….E carë, e thy-er
Kalasha Dictionary with English and Urdu, Ronald L. Trail,Gregory R. Cooper, National Institute of Pakistan Studies Quaid-i-Azam University, Summer Institute of Linguistics, BUCKS HP14 3XL United Kingdom,1999.