Kjo hartë lundrimi, e realizuar në lëkurë viçi, e njohur si “Mappa Nautica Uno” është bërë nga hartografi gjovanes Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V në vitin 1455, në kulmin e famës së Skënderbeut në Evropë.

Interesant është fakti se në ketë hartë, Arbëria quhet me toponimin “Scanderbego”, ndërsa emri i Arbërisë, (Albania) është vendosur në territoret ku sot është Kosova. Kjo hartë është një rast i jashtëzakonshëm ku emri i një territori identifikohet me emrin e një figure të një populli dhe ky dokument e konfirmon Skënderbeun si një fakt historik.

Harta u soll në Shqipëri më 27 nëntor 2018 ku qëndroi rreth 2 javë në ‘Muzeun Historik Kombëtar’ dhe pastaj u rikthye në Itali, në ‘Bibliotekën Kombëtare Qendrore të Romës’ ku ruhet në rafte speciale.

Follow @old.albanian.history

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here