Edhe pse nuk është zgjedhja më e shëndetshme, shumë njerëz i duan ushqimet e skuqura.
Ne i drejtohemi edhe skuqjes kur nuk kemi kohë të mjaftueshme. Të gjithë do të bien dakord se problemi më i madh i këtij lloji të përgatitjes së ushqimit është vaji që spërkatet kudo.
Por, edhe për këtë problem ka një truk, për të cilin nuk ju nevojiten para shtesë.
Çfarë duhet të bëni? Para se të skuqni, shtoni pak kripë në tigan. Ngrohni ngadalë tiganin që përmban kripën dhe më pas hidhni vajin.
Në fund, shtoni ushqimin që do të skuqni, por shtoni më pak kripë në të.