MËSIMET E FITORES

Hulumtuesi  Gjon Keka, së fundmi sjell një material shkëputur nga një prej autorëve gjermanë të vitit 1688, i cili, në një kronikë u drejtohet  princave gjermanë të përfshirë në luftë të brendshme. 

Ky ishte shembulli i parë në atë kohë, – shkruan Keka – sesi duhej të bashkoheshin popujt e Evropës, kur dihet se shumë popuj ishin në luftra të brendshme dhe përçarë, gjë që e bëri armikun të përparonte në Evropë.

Gjeniu arbëror me shembullin e tij të bashkimit në Kuvendin e Lezhës, i tregoj popujve të Evropës, se kjo është e vemtja rrugë që sjell fitoren kundër armikut otoman, duke i nderuar të gjithë si princat, mbretërit dhe vetë popujt europianë.

Ai si në letërkëmbime, si në tryeza, si në fjalime publike ku mbante kudo ku udhëtonte jashtë vendit të tij, i jepte Evropës idenë e bashkimit, të udhës së dritës, të fitores dhe të mirës së përbashkët të popujve të asaj kohe, të cilët, ishin tanimë të rrezikuar nga armiku që i zgjeronte territoret e pushtuar në mënyrë të pamëshirshme dhe pa kursyer asgjë.

Vetëm pas vdekjes së kryezotit, gjeniut, vizionarit e ideatorit të bashkimit Gjergj Kastriotit, popujt dhe princat e mbretërit europianë e kuptuan rëndësinë e bashkimit dhe mbrojtjes së identitetit e civilizimit të përbashkët.

Prandaj edhe një nga historianët dhe autorët gjermanë, shkruan në një kronikë të vitit 1688, këto mësime që i kishte nxjerrë nga fjalët e Gjergj Kastriotit, pas vdekjes së tij:

Ndërsa mendoj, në këtë çorganizim të madh të krishterëve (shënim i autorit – Evropës) dhe gjithnjë e më shumë mbi Gjermaninë, që e kanë gllabëruar flakët e luftës civile, dëgjoj Skënderbeun trim të thërrasë nga varri:

„Dëgjoni o princa të krishterë gjerman,

jini të etur për virtyte!

Nëse doni të jeni zotërues të fuqishëm,

bëni vepra heroike.

Pse po e luftoni veten (njëri-tjetrin);

Nuk sjellin lavdi fitore të tilla,

Por, më mirë të luftoni kundër armikut…“

Kjo thirrje me gojën e Gjergj Kastriotit edhe pas vdekjes së tij, nga autori për popullin e vet gjerman në krizë, në pëçarje dhe egoizma e pasione të brendshme në atë kohë, tregon sesa vizionar, heroik, përbashkues dhe gjenial ishte kryezoti ynë arbëror, Gjergj Kastrioti.

Kur  shoh sesi historia e jetës dhe veprave të arbërorit tonë të madh ka pushtuar arkivat, bibliotekat dhe kudo i vlerësuar dhe si figurë që merret shembull mbikohor, atëherë i them vetes sa i bekuar që jam nga gjaku i Gjergj Kastriotit, sa me vlerë është kombi im me këtë burrështetas, gjeni dhe gjeneral i të gjitha kohërave, vizionar dhe ideator i bashkimit dhe i të mirës së përbashkët të Arbërisë dhe Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here