Një zjarr nëntokësor që digjet vazhdimisht prej disa dekadash në një qytet amerikan, i ka detyruar shumicën e banorëve që të largohen prej aty.

Centralia, qytet në Pennsylvania në bregun lindor të SHBA-ve, dikur ishte një qytet minierash deri në ngjarjet e majit të vitit 1962, ngjarje që ndryshuan përgjithmonë të ardhmen e atij qyteti.

Një zjarr filloi brenda një depoje dhe u shpërnda në labirintin e minierave të qymyrit qindra metra nën sipërfaqen e qytetit. Ky zjarr vazhdon të digjet edhe sot, pas 60 viteve, transmeton Telegrafi.

Lirimi i gazrave helmues në rrugët e Centralia

Shumë tentime për shuarjen e flakëve nëntokësore kanë dështuar, dhe gazra helmues sikurse monoksidi i karbonit vazhdojnë të depërtojnë nga të çarat në tokën e shkatërruar, duke e bërë atë si një vend të rrezikshëm për t’u jetuar.

Në vitin 1981, todd Domboski, djaloshi 15 vjeçar ishte duke luajtur në oborrin e tij kur ai ra brenda një grope.

Ishte kushëriri i tij që e shpëtoi atë nga gropa e thellë prej afro 50 metrave, por që vuri në pah rreziqet që u kanoseshin banorëve nga zjarri që digjej vazhdimisht nga poshtë, raporton The Mirror.

Madje ka edhe tabela të vendosura rreth qytetit të cilat i paralajmërojnë vizitorët që të mos shkojnë afër disa zonave të caktuara të cilat janë të rrezikshme.

Që prej fillimit të zjarrit, shumica e banorëve janë larguar pasi që në vitin 1983 janë zhvendosur nga shteti dhe shtëpitë e tyre janë rrënuar.

Protesta e banorëve të Centralia

Në vitet e arta të qytetit, në Centralia jetonin mbi 2,700 banorë, ndërsa në vitin 2020 aty jetonin vetëm 5 banorë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here