Alain Delon – Jean Paul Belmondo, konkurrentët e ashpër që u bënë miq. Beteja e panjohur gjyqësore për filmin “Borsalino” dhe mbështetja pas goditjes në tru.
“Dashuria e të ndryshmëve”. Kjo është mënyra se si Jean Belmondo përshkroi miqësinë e tij me Alain Delon. “Më pa me sytë e tij të kaltër dhe më kompleksoi. Ishim shumë të rinj dhe konkurrues. Kurrë nuk kishte vend për të dy. Por arritëm të bëhemi miq. E dua Alain, si vëllain im. Ishte pranë meje çdo moment kur pësova goditje në tru në vitin 2001”. Alain Delon, ishte personifikimi i bukurisë. Ngrinte peshë popullsinë femërore me pamjen e tij. Belmondo, nga ana tjetër, nuk kishte dhuratat e Alain, por gratë e adhuronin. “Borsalino” … filmi që çoi në ekstrem miqësinë e tyre. Filmi “Borsalino” është regjistruar si filmi gangster më i mirë i të gjitha kohërave. Protagonistë Jean Paul Belmondo dhe Alain Delon. Përveç rolit të tij protagonist, Delon kishte marrë gjithashtu produksionin e filmit. Kjo, besonte aktori, i siguronte privilegjin për të vënë emrin e tij i pari në titujt e filmit. Mundet që përmes filmit u vu në provë miqësia e tyre, por njëkohësisht stili i të dyve solli një modë të re, atë të kapelave. Kompania Borsalino, hodhi në treg kapele të njëjta si të protagonistëve, të cilat shiteshin menjeherë. Belmondo, i zemëruar nga veprimi i bashkë-protagonistit të tij, kërcënoi se do të tërhiqej nga filmi. Si përfundim, çështja përfundoi në sallat e gjykatave dhe “Bebel” si quanin me përkëdheli Belmondo-n, që nuk mori pjesë as në premierën e filmit, fitoi gjyqin, pasi kontrata e tij përcaktonte se emri i tij do të shfaqej gjithmonë i pari. U pajtuan pas shumë vitesh. Sidoqoftë, asnjëherë nuk folën keq për njëri tjetrin. “Kurrë nuk arrita të zemërohem me të vërtetë me Bebel, çdo gjë ishte një moment i keq”, kishte rrëfyer Delon në një intervistë më parë. Gjithashtu pranoi se kishte antagonizëm në gjithçka mes tyre. Në role, gra, veshje. Ndonjëherë përfundonin duke qeshur dhe vetë me “arritjet” e tyre. Jean Paul Belmondo pësoi një goditje në tru në vitin 2001. Delon i qëndroi pranë si vëlla. Nuk mungoi asnjë moment larg tij. Në prezantimin e biografisë së Belmondo ishte aty, kur miku i tij deklaroi publikisht mirënjohjen dhe respektin për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here