Kolonistët e parë që mbërrijnë në Mars do të duhet të jenë të guximshëm dhe të përgatitur për një mjedis të vështirë, të ngushtë dhe shumë punë të vështirë, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk.

Duke folur me Chris Anderson, Musk tha se nuk do të jetë për njerëzit me zemër të dobët dhe në fillim të paktën ‘nuk do të jetë luksoze’.

Njeriu më i pasur në botë ka qenë i zëshëm për qëllimin e tij për ta bërë njerëzimin një specie shumëplanetare, duke përfshirë zhvillimin e raketave për të kolonizuar Marsin deri në vitin 2050, transmeton Klankosova.tv.

“Jeta do të jetë e rrezikshme, e ngushtë, e vështirë, punë e vështirë”, i tha Musk, Andersonit, duke shtuar se do të jetë gjithashtu për vizitorët e parë.

Musk vlerëson se një biletë me një drejtim për në Planetin e Kuq do t’i kushtojë brezit të parë të kolonistëve 100 mijë dollarë, të cilat ai i përshkruan si “relativisht të përballueshme për shumicën e njerëzve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here