Është mbretëresha e konservave: Me shijen delikate të domateve të sapombledhura, salca e domateve e përgatitur në shtëpi është një recetë që përgatitet me domate të pjekura, perime vërtet të çmuara për shëndetin tonë.

Një konservë perfekte për të sjellë në tavolinë  gjatë dimrit diellin, ngjyrat dhe aromën e verës. Përgatitja e domateve konservë ju lejon të sillni në tryezë një produkt të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm, pa konservantë dhe pa kosto të larta.

Përgatitja e domateve të konservuara ofron një avantazh të madh për shëndetin: domatet janë shumë të pasura me likopen, një molekulë e fuqishme antitumorale e cila përforcohet gjatë gatimit dhe temperaturës së lartë. Dhe si çdo gjë e përgatitur në shtëpi, është shumë e sigurt dhe mund të dhurohet edhe tek miqtë e të afërmit.

Përgatitja e domateve të konservuara në shtëpi:

1. Duhen domate biologjike ose të kultivuara vetë për një cilësi të mirë të salcës.

2. Kripë e trashë

3. 2 tenxhere të mëdha

4. Shtypëse perimesh ose aksesor tjetër i ngjashëm

5. 1 kullonjëse ose hinkë e madhe me vrimë të madhe në mes.

6. Vazo qelqi me kapakë që mbyllen hermetikisht. Ju duhen rreth 10 kg domate për të realizuar 6 kg salcë.

Procedura:

-Lani domatet me kujdes për të eliminuar çdo gjurmë dheu, më pas pritini përgjysmë.

-Hiqni pjesët e kalbura të perimeve.

-Më pas hidhini në tenxhere me pak ujë dhe filloni t’i zieni duke i përzier shpesh për të mos u ngjitur në fund. Pas disa minutash ato do të lëshojnë lëngun e tyre dhe më pas duhet t’i përzieni shpesh.

-Hidhuni kripë gjatë zierjes.

-Gatuajini  për gati njër orë derisa salca të trashet.

-Kalojini më pas domatat e ziera në centrifugën e primeve për të ndarë lëngun nga fibrat dhe farat.

-Kalojeni salcën në tenxheren tjetër dhe prisni të marrë përsëri valë.

-Më pas hidheni menjëherë nëpër vazo duke i mbyllur mirë kapakët dhe lërini në një sipërfaqe për t’u ftohur, pran njëra tjetrës. Mbulojini me një peshqir të rëndë.

Pas 24 orësh, kur të jenë ftohur, kontrolloni mbylljen e vazove. Salca është gati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here