Kur vijnë ditët më të ngrohta, kryesisht ne të gjithë presim një përmirësim në humor, por shumë përballen me mungesë energjie, lodhje dhe nervozizëm.

Depresioni sezonal ndodh për shkak të ndryshimeve të papritura të temperaturës dhe gjendja mendore mund të shfaqet sepse trupi ka nevojë për vitamina.

Mungesa e vitaminave, pagjumësia, lodhja kronike, përgjumja, humori i keq, trishtimi – të gjitha këto janë gjendje që nuk duhen lënë pas dore në pranverë. Nëse për shkak të kësaj rrezikohet jeta e përditshme, është e nevojshme t’i drejtoheni një psikologu dhe psikoterapisti.

Simptomat kryesore të depresionit pranveror

– lodhje, përgjumje
– letargji, mungesë motivimi dhe mungesë ritmi në jetën e përditshme
– mendimet pesimiste
– ankthi
– problemi i oreksit

Nëse vëreni simptoma në veten tuaj, është e rëndësishme që së pari të konsultoheni me një mjek.

Si të përballeni me humorin depresiv gjatë pranverës:

Shëtitjet e shpeshta në ajër të pastër në natyrë – Qëndrimi në diell kompenson mungesën e vitaminës D të dimrit dhe të energjisë diellore. Edhe në mot me re, dilni në ajër.

Shkoni në palestër ose stërvituni në shtëpi – Çdo aktivitet fizik zvogëlon rrezikun e humorit të keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here