Nga:Elida Jorgoni
Krujë = KrojeQyteti i Krujës mban një emër të bekuar, që e ka zanafillën nga pasja e shumë krojeve, sepse nga Mali i Krujës (1.176 metra i lartë), burojnë 32 burime ujorë. Të parëve tanë, në këtë vend u pëlqeu të ndërtonin Folenë e Shqiponjave, Kështjellën legjendare të Krujës, për t’u mbrojtur nga armiqtë e ndryshëm. Nga ky vend u thye perandoria më e fuqishme e botës, ku la kockat pushtuesi osman i kryesuar nga 2 sulltanë (babë e bir) mizorë.Kruja e thirri Gjergj Gjon Kastriotin dhe Biri i saj u kthye.
