FTESË PUBLIKE PËR NË PRISHTINË


Kemi kënaqësinë që t’ju ftojmë të merrni pjesë në Manifestimin Tradicional Kulturor “KARNAVALET ILIRE”, të Malësisë së Sharrit, që zakonisht mbahen në fshatin Bozovcë te TETOVES. Këtë vit, pra me 20 mars 2022, dita e diel, nga ora 10.00 do të filloj defileu nga Hotel UNITED në Prishtinë deri te Sheshi Skënderbeu. Këtij defileu do t’i bashkëngjiten : Ansambli Etnokulturor “KATERINA JOSIPI” në Zym, SH.G.F “ALBA” Prugovc – Prishtinë, OJQ kori “NEXHMIJE PAGARUSHA” në Prishtinë si dhe Vëllezërit Sejdiu – Bilbilat e këngës burimore, të Bozovcës. Në Sheshin “Skënderbeu” manifestimi do të filloj nga ora 11:30 min. e deri 13:00. Pra, për herë të parë në histori do të mbahet manifestimi në sheshin SKËNDERBEU në Prishtinë – REPUBLIKA E KOSOVES. Prandaj, vëllezër e motra kudo qofshi, anë e mbanë Republikës së Kosovës, dhe mbarë trojeve shqiptare, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Manifestim kulturor të lashtësisë. Pjesëmarrja e juaj do e bëjë më madhështorë këtë manifestim tradicional. Me respekt, Këshilli Organizativ i Shoqatës Kulturore “Karnavalet Ilire”-Tetovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here