16 Mars 1922 – Sulltan Fuadi kurorëzohet mbret i Egjiptit, dhe Anglia njeh Egjiptin. Fuad ishte sundimtari i nëntë i Egjipt dhe Sudanit nga dinastia Mehmet Ali. Fuad ndërroi titullin Sulltan me atë të Mbretit, një kusht që Britania vendosi për të njohur pavarësinë e Egjiptit. Para se të bëhej sulltan (1917), Fuadi kishte luajtur rol kryesor në krijimin e Universitetit të Kajros; njihet si rektori i parë i tij nga viti 1908 deri më 1913, kur dha dorëheqjen për t’iu përkushtuar përpjekjeve për t’u bërë mbret i Shqipërisë. Fakti që dinastia e Mehmet Aliut ishte me prejardhje shqiptare, e nxiti Fuadin të kërkonte fronin shqiptar, por pa sukses. Fuadi gjithashtu shërbeu si President i Shoqatës Geografike egjiptiane nga 1915 deri 1918. Ai vdiq në vitin 1936 (68 vjeç); në fron erdhi biri i tij, Faruk I, i cili u përmbys nga revolucioni egjiptian i vitit 1952 (vdiq në mërgim në Itali më 1965, në moshën 45 vjeçare). Motra e Farukut, Princesha Favzia Fuad ishte mbretëreshë bashkëshorte e Shahut të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga revolucioni islamik më 1979.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here