Një dron u rrëzua në Jarun të Kroacisë. Sipas një eksperti të aviacionit ushtarak, me shumë mundësi bëhet fjalë për një dron ukrainas Tu-141, me peshë gjashtë tonë, i cili përdoret për të shtënat në ajër.

Banorët e Zagrebit janë shqetësuar tej mase nga shpërthimi pas orës 23:00 të së enjtes, shkruan Indeksonline.

Droni që u rrëzua në Jarun në Zagreb peshon më shumë se gjashtë tonë, është më shumë se 14 metra i gjatë dhe ka një hapje krahësh rreth katër metra.

Ai mund të mbajë një sërë gjërash, duke përfshirë kamera filmike, pajisje regjistrimi infra të kuqe, regjistrues EO dhe radarë regjistrimi.

Kamerat në Zagreb kanë kapur momentin kur droni humbi orientimin dhe shpërtheu në ajër./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here