Vaji i ullirit është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe E, të cilat luftojnë radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën dhe ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Për të parandaluar procesin e plakjes, mund të bëni një masazh vetëm me vaj ulliri ose të bëni përzierjen e mëposhtme:
Merrni disa pika vaj ulliri dhe përziejini me disa pika mjaltë dhe glicerinë.
Masazhojeni përzierjen në lëkurën tuaj dy herë në ditë, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Për të parandaluar dhe reduktuar rrudhat, ju gjithashtu mund të masazhoni lëkurën tuaj me vaj kokosi, vaj emu, vaj bajame ose vaj të vitaminës E.