Nga: Agron Islami[1]

Shkurtesa

Burimin më të rëndësishëm për studimin e demografisë së Perandorisë Osmane dhe të popujve që ishin nën sundimin e saj e përbëjnë fondet dokumentare osmane, ndër të cilat vendin e parë e zënë regjistrat më të vjetër nga shekulli XV-XVI të quajtura “Tahrrir Defterleri”, më pas regjistrat e tatimeve-vergive të jashtëzakonshme “Avarëz defterleri” dhe defterët e regjistrimeve të përgjithshme osmane të popullsisë të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX.

Në këtë punim kemi trajtuar historiatin e shkurtër të regjistrimeve osmane ndër shekuj, historikun administrativ të Gjilanit deri në shekullin XIX dhe të dhënat për popullsinë e Gjilanit dhe fshatrave gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XIX, ku kemi shqipëruar edhe defterin e emërimeve të bekçinjëve (rojtarëve) në fshatrat e Gjilanit, i cili jep informacion të detajuar për popullsinë e fshatërave të Gjilanit gjatë vitit 1901/

Fjalët kyçe: Popullsia, Gjilani, Tahrir, Nufus, Bekçi.

Regjistrimet osmane dhe qëllimi i tyre

Duke qenë se të ardhurat kryesore të Perandorisë Osman buronin nga toka edhe vjelja e tatimit mund të bëhej vetëm përmes një sistemi të sofistifkuar të regjistrimit të pronave dhe shfrytëzuesve të saj. Njëherësh edhe zgjerimi territorial osman karakterizohej me regjistrimin e tokave dhe popullsisë shfrytëzuese të pronave, që bëhej me qëllim të vjeljes së taksës (vergi) dhe për mbledhjen e ushtarëve sipas sistemit të timarit, prandaj ajo mbështetej në regjistrimin e shtëpive (hane), meshkujve të rritur, sidomos kryefamiljarëve si taksapagues, si dhe beqarëve dhe të tjerëve,[2] por që duhet theksuar se objekti kryesor i tahririt ishte vlerësimi i tokave të kultivuara për vendosjen e taksës.

Regjistrimi apo Tahrir Defterleri[3] më i vjetër osman i gjetur deri më tani i takon zonave shqiptare të Krujës, Thesprotit dhe Gjirkoastrës të cilat janë regjistruar në kuadër të njësisë administrative të Sanxhakut Arvanid. [4] Di rezultat i kësaj mund të thuhet se historia osmane në hapësirat shqiptare është ndër periudhat më të dokumentuara të historisë sonë kombëtare,[5] e cila hedhë dritë edhe për periudhën para-osmane. Me shthurjen e sistemit të timarit, regjistrimet e tahririt, u zëvendësuan me regjistrimin avarëz, e cila ishte një taksë e jashtëzakonshme që në fillim vilej vetëm në kohë luftërash por, më vonë, vjelja e saj, pothuajse u bë praktikë e zakonshme.

Shpërbërja e Oxhakut (Korpusit) të Jeniçerëve më 1826 krijoi nevojën për një regjistrim të ri të meshkujve të cilët do të bëheshin pjesë e sistemit të ri ushtarak. Regjistrimi filloi gjatë vitit 1829, por që hyrja në luftë me Rusinë (1828-1829) pengoi kryerjen e përgjithshme të tij.[6] Ky regjistrim i mbetur në gjysmë u realizua gjatë vitit vijues, përkatësisht më 1830. Sulltan Mahmudi II (1808-1839) dhe Sulltan Abdylhamidi II (1876-1909) ishin dy sulltanët që punuan shumë për reformimin e institucioneve të perandorisë dhe në kuadër të synimeve reformuese urdhëruan dhe përcjellën me kujdes të dhënat e grumbulluara të popullsisë.[7] Këto forma të reja të regjistrimeve, që në vete përmbajnë informacion të detajuar për banorët (emrin, moshën, veçoritë fizike (ngjyra e syve dhe e flokëve), profesionin, llagapin etj.),[8] u përsëritën edhe gjatë viteve në vijim, respektivisht më 1838-1845, 1882-1893 dhe 1905-1907.[9]

Të dhëna historike dhe statistikore për Gjilanin deri në shekullin XX

Viset e Anamoravës deri në vitin 1389, respektivisht deri në Betejën e Parë të Kosovës kishin qenë nën sundimin e gjatë romak, bizantin, bullgar dhe nga koha e mbretit serb Millutin (1282-1321) u sunduan nga princër dhe princesha serbe.[10] Pas Betejës së Kosovës, princesha Millica pranoi vasalitetin e shtetit osman të Sulltan Bejazitit të Dytë[11] dhe kështu zona e Anamoravës dhe rrafshi i Kosovës deri tek Beteja e Ankarasë (1402) u sundua nga princër serbë dhe sanxhakbejë osmanë.

Gjatë kohës së periudhës së interregnumit (1402-1413), e cila u karakterizua me luftërat e shehzadeve (princërve) osmanë për pushtet e deri në vitin 1455, Novobërda dhe Anamorava u shndërruan në arenë betejash në mes princërve serbë dhe forcave osmane.[12] Por, me ardhjen në pushtet të Sulltan Mehmetit II, Fatihut (1451-1481), ndryshoi qasja e politikës osmane ndaj udhëheqësve lokalë – vasalëve. Sulltan Fatihu mori nën kontroll gjithë gadishullin Ballkanik.[13] Në pranverë të vitit 1455 përmes Shkupit kaloi në viset e Kosovës dhe për disa ditë nënshtroi Novobërdën, Trepçën, si dhe aneksoi gjithë rrafshin e Kosovës i cili deri në atë kohë njihej si Vilajeti Vëlk.[14] Menjëherë pas aneksimit u themelua edhe qendra e re administrative, respektivisht Sanxhaku i Vushtrrisë, në kaudër të të cilit bënte pjesë edhe Gjilani si fshat i Nahijës së Moravës.[15]

Regjistrimi më i vjetër osman i Kosovës, i njohur si regjistrimi i Vilajetit Vëlk i vitit 1455,[16] ka regjistruar edhe fshatin Gjilan me 41 shtëpi dhe 4 beqarë. Në regjistrimin pasues[17] të vitit 1525-1526, Gjilani kishte 36 shtëpi, 18 bashtina, 4 beqarë dhe 3 të veja, së bashku me pronarët e bashtinave kishte 57 shtëpi. Ndërsa, në regjistrimin e vitit 1569-70, Gjilani kishte 72 shtëpi, prej tyre 50 të krishterë dhe 22 myslimanë.

Gjatë kohës kur Perandoria Osmane gjendej në krizë socio-ekonomike dhe politike, përkatësisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe gjysmës së parë të shekullit XIX, familjet fisnike shqiptare u përforcuan politikisht dhe qeverisnin në mënyrë gati të pavarur nga Sulltani. Pjesë e këtyre fisnikëve lokal ishte edhe familja fisnike Gjinolli me prejardhje nga Novobërda,[18] që sipas studiuesve mendohet se ka prejardhjen nga vendbanimi Gjinofc i Stubllës ose nga Gjinofc Kulla nga Novobërda, e cila në fund të shek. XVII, pas kalimit të saj në fenë islame,[19] degëzohet dhe një degë e saj mbetet në Novobërdë, ndërsa dega tjetër në vendbanimin e Gjilanit me paraardhësin e tyre Bahtijar Beun që supozohet se ishte edhe themeluesi i qytezës (kasabasë) së Gjilanit.[20] Njëherësh gjatë kësaj kohe Gjilani kishte shërbyer edhe si vend strehim për mytesarrifët problematikë të Perandorisë Osmane. Sipas një shkrese të vitit 1750 drejtuar autoritetit osman në Shkup kuptohet se mytesarrifi i Kavallës, Ali Pasha,[21] në mënyrë jo të ligjshme ishte i strehuar në fshatin Gjilan dhe mblidhte tatimet e banorëve lokalë. Në këtë dokument përmenden edhe të ardhurat vjetore të mukataëve[22] të Novobërdës që kapnin shifrën 74 400 akçe.[23] Dhe duke qenë se Novobërda si qendër xehetare e kishte humbur peshën e saj ekonomike qysh në shekullin XVII, mund të pohohet se të ardhurat kryesore të Kazasë së Novobërdës siguroheshin nga fshati Gjilan, i cili edhe në shekullin e më pasëm del të jetë kazaja më e madhe e sanxhakut të Prishtinës.

Me themelimin e Vilajetit të Kosovës më 1878, kazaja e Gjilanit ishte në kuadër të Sanxhakut të Prishtinës[24] dhe sipas të dhënave zyrtare osmane të vitit 1896, Kazaja e Gjilanit kishte organet administrative: Mexhlisin, Gjykatën, Këshillin e Financave, Postën, Telegrafin etj.,[25] dhe shtrihej në territoret e komunave të tanishme të Gjilanit, të Kamenicës, të Vitisë dhe disa territore të Komunës së Ferizajt, të Kaçanikut, të Prishtinës dhe të Bujanocit.[26]

 Popullsia e Qendrës së Kazasë së Gjilanit sipas regjistrimit të vitit 1832 dhe 1845

Ashtu siç u tha më sipër, deri në vitin 1882 janë regjistruar vetëm nënshtetasit e gjinisë mashkullore dhe kjo është praktikuar edhe në regjistrimin e vitit 1832, i cili përfshin vetëm komunitetin mysliman. Sipas këtij regjistrimi, Gjilani kishte 6 Mëhalla me 88 shtëpi dhe 263 banorë mysliman. [27]

Nr.MëhallaNr. i shtëpiveNr. i banorëve
1Zekerija Aga1548
2Nuredin Aga1836
3Xhami(së)1548
4Molla Halid1130
5Berber Musli617
6Xhedid (e re)2384

Ndërsa, sipas të dhënave të defterit të të ardhurave Temettuat[28] nga viti 1844,[29] Gjilani përbehej nga 5 mëhalla: Mëhalla e Çarshisë me 39 shtëpi, Mëhalla Atik (e vjetër) me 47 shtëpi, Mëhalla Xhedid (e re) me 36 shtëpi, Mëhalla e Varoshit me 115 shtëpi dhe Mëhalla e Koptëve me 36 shtëpi.

Popullsia e fshatrave të Gjilanit sipas defterit të Bekçinjëve nga viti 1901

Reformat në administratën osmane prekën edhe shtrirjen territoriale të Gjilanit, ku të dhënat për numrin e fshatrave të Gjilanit janë të ndryshme.

Në defterët e lartëcituar të Temettuatit i hasim vetëm 15 fshatra atë kazasë së Gjilanit, por Salnamet (Vjetarët) e Kosovës[30] japin 190 fshatra, ndërsa defteri i Bekçinjëve[31] i vitit 1901, regjistron 191 fshatra, që konsiderojmë se e dhëna e defterit të bekçinjëve është më e saktë, pasi që në fund të defterit thuhet se përpilimi i tij është bërë mbi bazën e informacioneve të marrura nga delegacioni i kryepleqësisë së fshatrave. Pra, me rritjen e Gjilanit, në veçanti është zgjeruar edhe statusi territorial e administrativ i tij. Kështu, kazaja e Gjilanit me 191 fshatra përbënë kazanë më të madhe në sanxhakun e Prishtinës dhe në vilajetin e Kosovës.

Defteri është hartuar me qëllim të emërimit të stafit të sigurisë së fshatrave të njohur si Bekçinjë. Regjistrimi është bërë sipas praktikës osmane, ku ndarja e popullsisë është bërë mbi baza fetare: myslimanë dhe jo myslimanë. Ky regjistrim, përveç informacionit statistikor të popullsisë së fshatrave dhe shtrirjes territoriale të Kazasë së Gjilanit gjatë vitit 1901, dëshmon edhe bashkëjetesën e myslimanëve dhe jo myslimanëve në fshatrat e njëjtë. Prej 191 fshatrave sa kishte Kazaja e Gjilanit, 100 prej tyre ishin të banuara vetëm me banorë të besimit fetarë islam (müslüman), 16 të besimit fetarë jo islam (gayr-i müslüman) dhe 175 fshatra ishin të përziera. P.sh. fshatrat Budrikë e Poshtme, Partesh, Zebincë, Pasjan, Tirincë etj. që sipas regjistrimit të fundit të Republikës së Kosovës, del se banohen vetëm me pjesëtarë të komunitetit serb ortodoks,[32] në vitin 1901 banoheshin edhe me shqiptarë të besimit islam.

Sipas regjistrimit në fjalë, shqiptarët dhe komunitetet e vogla turke e rome të përkatësisë së besimit islam – myslimanët përbënin shumicën e popullsisë me 35 131 banorë dhe jo myslimanët (shqiptarët e krishterë dhe serbët ortodoks), me 19 999 banorë. Gjithsej 55 130 banorë e që nëse e përkthejmë në përqindje del se popullsia e besimit islam përbënte 63.72%, ndërsa ajo e komunitetit jo mysliman 36.28%. dhe fshati më i madh për nga numri i banorëve ishte Pozharani me 735 banorë (555 myslimanë dhe 180 jo myslimanë), ndërsa më i vogëli ishte Vërbica e Poshtme me 48 banorë.

Statistikat e defterit të Bekçinjëve të vitit 1901 paraqesin të dhëna me vlerë shkencore për historinë, gjuhën, demografinë, kulturën dhe përkatësinë fetare të rrethit të Gjilanit. Njëherësh, këto të dhëna zyrtare osmane janë një burim i dorës së parë për studiuesit e demografisë së Kosovës. Më poshtë po japim defterin e shqipëruar.

Defteri i Shqipëruar:[33]

Nr.Emri i FshatitEmrat e Bekcinjëve dhe PrejardhjaMuslimanJo Mysliman
1DobërqanAjeti i biri i Hazirit nga Muçybaba6710
2StublinëShehabetin i biri i Ajdinit nga Stublina1790
3CaparMusa i biri i Zubejrit nga Capari1330
4BukovikMurtez i biri i Rrustemit nga Bukoviku1620
5Konçul[34]Jahja Nuredini nga Konçuli1610
6Topanica me Bllatën[35]Sadik Jusufi nga Ropotova e Poshtme5300
7Koretin[36]Xhymshyt Fejzullahu nga Koretini6840
8Verbicë e PoshtmeAdem Haliti nga Verbica e Poshtme480
9Përlepnicë Bekir i biri i Seidit nga Përlepnica5340
10Busavat[37]Xhemail Selim nga Busavata3760
11Hogosht[38]Azem bin Muhamed nga Hogoshti7620
12Dashdinç[39]Sherif Fetahu nga Rashdinça2080
13Shipashnic e Epërme[40]Kamber Tafili nga Shipashnica e Epërme3390
14Kopërnicë[41]Halid Latifi nga Kopërnica4020
15Rajnovc[42]Zejnel Ajvazi nga Rajnovci1620
16Muçivërc[43]Mehmed Halidi nga Muqivërca3300
17Rogoçicë[44]Ali Bektashi nga Rogoçica4820
18Novasella e Breznicës[45]Shehabetin Musliu nga Novasella e Breznices770
19Karaçeva e Poshtme[46]Shemsi Rexhepi nga Karaçeva e Poshtme2410
20Karaçeva e Epërme[47]Sadri Salihu nga Karaçeva e Epërme3830
21Kranidell[48]Osman Rexhepi nga Kranidelli3050
22Sedllar[49]Jusuf Xhaferi nga Sedllari1450
23Pribovc[50]Ramazan Haziri nga Pribovci2520
24Kijevë[51]Mehmedi i biri i Bekirit nga Zarbinca540
25Zarbincë[52]Mehmedi i biri i Bekirit nga Zarbinca5640
26Desivojc[53]– Ali I biri i Ajvazit nga Desivojca4280
27Tërsten[54]Bajram Fetahu Tërstena2150
28Lejaçiq[55]Bekir Ibrahimi nga Lajaçiçi3950
29Velogllave[56]Idrizi i biri i Kerimit nga Velogllava3780
30Poliçkë[57]Fethi Zubizi? Nga Poliçka2960
31BinovcAzem Muhamedi nga Hogoshti1220
32Veriqefc[58]Tahir Muhtari (Plaku) nga Veriqevci870
33Gurishefc[59]Bajram Binaliu nga Gurishevci2690
34Belobançe?Ahmet Numani nga Belobança?1000
35Çerka?Seid bin Haqo nga Lisocka750
36Lisockë[60]Seid bin Haqo nga Lisocka2070
37Gumniç[61]Mustafa Aliu nga Gumnica274
38Sfircë[62]Rushit Bajrami nga Sfirca4210
39Tërrnovc[63]Ajeti i biri i Aliut nga Tërrnovc4860
40Hajkobillë[64]Zymber Salihu nga Hajkobilla2100
41NovobërdëHalil Mahmudi nga Novobërda1070
42Zajkovc (Zajqevc)[65]Zeqiri i biri i Latifit nga Zajkofci2210
43Krilevë[66]Zejnel i biri i Selimit nga Krileva3320
44Gllogovicë[67]Ahmet Sejdiu nga Gllogovica2600
45Dabishevcë[68]Sherif Seidi nga Dabishevci6220
46Marevc[69]Sadik Ramazani dhe Nezir Jashari nga Marevci9800
47Makreshi i Poshtem[70]Islam Salihu nga Makreshi i Poshtëm1350
48PogragjëRexhepi i biri i Ahmedit nga Pogragja4780
49SllubicëAhmed Ademi nga Sllubica1270
50Makre?Adem Halimi nga Makre?650
51LlovcëYunus Ramo nga Llovca1210
52Inatofc[71]Ismail Rrahmani nga Inatovci1260
53Ranatofc[72]Kadri Mustafa nga Ranatofci400
54Buhiq[73]Rexhep Hajrullah nga Buhiqi1080
55Stanovc[74]Murat Hajdari nga Stanovci2740
56PeqinëHalim Ramo nga Peqina700
57Lubishtë[75]Hasan Mehmedi nga Lubishta426
58Bejagunce[76]Bekir Fejzullahu nga Begunca2490
59Tanushefcë[77]Bektash Idrizi nga Tanushevci820
60Kabash[78]Emin Fejzullahu nga Kabashi1940
61Vërlogllave[79]Mehmed Seidi nga Velegllava1240
62Binçë[80]Ibrahim Abasi nga Binqa3920
63Çeravajkë[81]Ahmed Arifi nga Çaravajka1030
64Novosella e SeferveZejnel Muhtari nga Novosella e Seferve1420
65MuqybabëIshaku i biri i Hysejnit nga Muqybaba2370
66Reka[82]Ahmed Timuri (Demiri) nga Reka4900
67StançiçIdriz Salihu nga Satançiçi3210
68Ismere [83]Hajdari i biri i Hysejnit nga Ismira4610
69Gushincë[84]Ramazan Shabani nga Gushinca1960
70Vërban[85]Hasan Omeri nga Vërbani3190
71Korbulik (q)[86]Salih Hysejni nga Korbulik(q)i2740
72Drobesh[87]Ahmedi i biri i Halilit nga Dërbeshi2970
73Gerekâr[88]Husejn Jahjaja nga Gerekâri3760
74Sadovinë e Çerkezëve[89]Rexhep Sadiku nga Sadovina3300
75Tërstenik[90]Omeri i biri i Hysejnit nga Tërsteniku2460
76Kamnugllave[91]Ali Jahjaja nga Kamnugllava9320
77Mirosalë[92]Bajram Hasani nga Mirosala3250
78Zllatar[93]Baliu i biri i Hasanit nga Rahovica2040
79KishnapoleHusejni i biri i Nezirit nga Sllakovci2700
80Sllakovci i JerliveHajredin Fejzullahu nga Sllakovci i Jerlive1400
81GadishHusejni i biri i Nezirit nga Gadishi1650
82Sllakovci i MuhaxherëveBajram Sylejmani nga Sallakovci i Muhaxherëve4640
83Deblidel[94]Halil Arifi nga Deblideli1170
84Gërmovë[95]Sulejman Hajdari nga Gërmova2020
85Sadovina e Jerlive[96]Ismaili i biri i Seidit nga Sad. e Jerlive1320
86LlashticëHafizi i biri i Seidit nga Muçybaba5720
87VelekincëSulejmani i biri i Kerimit nga Uglari1650
88MalishevëShaban Zeqiri nga Malisheva6540
89UglarXhelali i biri i Bajramit nga Uglari2440
90BurincëSelimi i biri i Bekirit nga Burinca540
91Livoq i PoshtëmUkshini i biri I Halidit nga Livoqi i Poshtëm3730
92Budrik e Epërme[97]Maliki i biri i Musliut nga Gjilani1950
93VrapçiqSinan Islami nga Vrapçiqi420
94Ballancë[98]Halim Ajdini nga Ballanca1790
95Sllatinë e Epërme[99]Fejzullah Kadriu nga Sllatina e Epërme2950
96Ramjan[100]Bektash Abdullahu nga Ramjani1500
97Sllatin e Poshtme[101]Arif Halidi nga Sllatina e Poshtme1600
98Vërbic e EpërmeJunus Bajrami nga Vërb. e Epërme990
99Zhegovc[102]Husein Sulejmani nga Zhegofci1340
100BresalcëMaliku i biri i Sadikut nga Bresalci5430
101Drenovcë[103]Stojko Pede? nga Ropotova e Poshtme9160
102Dumarofçë[104]Stojan Petko nga Dumarofça86434
103Hodofç? ose Hodafç[105]Vaso i biri i Gjokos nga Hodofça15124
104Ropotovë e Epërme[106]Janim (Jakim) i biri i Peros nga Ropot. e Epërme6324
105Ropotovë e Poshtme[107]Stojko i biri i Simos nga Ropot. e Poshtme2539
106KmetofcDimo i biri i Arsos nga Kmetofci109166
107Buzhefc[108]Zafir Simoni nga Buzhefci26295
108Rajnofq[109]Kosto Stojko nga Rajnofçi11195
109Miganofc[110]Penkoq? Gjoka nga Miganofca19152
110Gogolofc[111]Vaso Petko nga Gugulofca1268
111Robofç? (Robovc)Gjoko i biri i Filipit nga Robofca34111
112Bushincë[112]Penko Sado nga Bushinca94332
113Berivojcë[113]Selim i biri i Salihut nga Berivojca47255
114Tirincë[114]Goril Millosh nga Tirinca8167
115Hubofc?Iston Petko nga Bratillofca26154
116Gurzimë[115]Tariko Maksim nga Gurzimë?7147
117KamenicëMito Mlladin nga Kamenicë84226
118Moçar[116]Vaso Arso nga Muqarri30125
119Kollolesh[117]Trojan Anto nga Kolloleshi24394
120Qarrakofc[118]Istanko Ilija nga Qarrakofci15130
121Hodonovc[119]Hazir i biri i Ismailit nga Hodonofci42293
122Bratilofc[120]Taso Stojani nga Ferikeli (Feriqeva)60119
123Kostadînc[121]Taso Stojan nga Kostavinca6888
124Meshinë[122]Osman Bekiri nga Meshina19481
125Grakniqë[123]Jovan Pero nga Gragjeniku44124
126Karamenat[124]Mehmed Bejaziti nga Karamenati13339
127Hajnofc[125]Stojan nga Hajnofca90318
128Ferikel (Feriqeva)[126]Minko Millosh nga Feriqeva7281
129Strezofcë[127]Pero Izdirafeko? Nga Strezofci90106
130Leshtar[128]Simon Isto nga Shitari4074
131Vaganesh[129]Jefto Bogdan nga Vaganeshi60125
132Rahovicë[130]Isto Sado nga Rahovica3777
133Izvor[131]Jovan Maksim nga Izvori25239
134Prijakofc[132]Jovan Stamirko? Nga Prijakovca?25181
135Çarrefc[133]Zllatan Filib nga Çarrefci12170
136Kllabukar[134]Gjorgji Stojko nga Kllabukari102204
137Jasenovik[135]Zvillan Isto nga Jaseneviku19205
138Bostan[136]Jefto Risto nga Tërnakofci25275
139Makreshi i Epërm[137]Arso Maksim nga Makr. i Epërm23216
140Turiqevc[138]Jefto Risto nga Turiqevci493
141Dragancë[139]Kristo Millosh nga Draganca15120
142Malishincë?Jovan Anto nga Malishinçeja12127
143Zebincë[140]Gjokoja Istojan nga Zebinca46157
144Parallova[141]Marinko Simo nga Paralova34540
145BilinicaAnto Stojan nga Bilinica190273
146Riminik[142]Zubiz Adem nga Riminiku32590
147Podgorc[143]Arso Ivan nga Podgorc5085
148Mogillë[144]Stanoje Ijefto nga Mogilla161581
149NasalMehmed i biri i Jusufit nga Nasal16951
150ZhegërAli bin Nezir- Vaso Berko nga Zhegra324202
151LladovëEmin i biri Ahmedot nga Lladova3925
152Pasjan[145]Gjorgji Pafqe? Nga Pasjani94750
153LipovicëTimur i biri Xhaferit nga Lipovica7759
154Kufcë e PoshtmeTriko Menko? nga Kufca1831
155Livoqi i EpërmMito Istanko nga Livoqi i Epërm101115
156Budrika e Poshtme[146]Zhivko Stanko nga Budrika e Poshtme24242
157ParteshGjorgji Perpe? Nga Parteshi25329
158CërnicëBejazit Abdullah nga Zhitina dhe Vaso Simo nga Cërnica392292
159Devajë[147]Vaso Simo nga Devaja6758
160Zhitinë[148]Hasan Mehmed – Vaso Sima nga Zhitina143144
161Tërpezë[149]Abdullah Hajdar nga Tërpeza212130
162Çiftlik[150]Zejnel Junusi nga Çiftliku4543
163Pozharan[151]Ibrahim nga Sllakofci555180
164Radivojcë[152]Lazar Stanko nga Radivojci86154
165PoneshPetre Mihajlo nga Poneshi167217
166ShillovëPetre Marko nga Shillova30261
167Koretishtë[153]Akso Maksim nga Koretishta112417
168Strazhë[154]Mlladin Sveti nga Strazha32302
169Kufcë e EpërmeAnto Simo – Pero Jovan ng Kufca e Epërme26654
170Stanishor[155]Jovan Lazo nga Stanishori11109
171Binçë[156]Vaso Isto nga Binça118480
172Stublla[157]Pal Kola nga Stublla245245
173Letnicë[158]Pero Jako nga Letnica0171
174Shashar[159]Juze Kristo nga Shashari0519
175Vërnakollë[160]Juze Jako nga Vërnakolli0269
176Vërrnez[161]Juze Jako nga Vërrnezi0243
177Ranilluk[162]Vaso Mlladine dhe Gorgji nga Ranilluku0672
178Kormjan i Epërm[163]Gjorgji Arso? nga Kurmiani i Poshtëm0379
179Kormjan i Poshtëm[164]Gjorgji Arso nga Kurmiani i Poshtëm0357
180PetrofcStojan Petko nga Petrofci0230
181Tomanç[165]Nikolla Delo? Nga Domaniçi0126
182Panqellë[166]Jakim Pero nga Ropotova e Epërme090
183Gllogofç[167]Vaso Petko nga Gllogofç0214
184Shipashnicë e Poshtme[168]Nikolla Gjoka nga Shipashnica e Poshtme099
185Stralinçë[169]Isto Niko nga Bratillovc0127
186Bolefc ose Bulevc[170]Sado Filo nga Bolefci0292
187Kllokot[171]Qotko Jon nga Kllokoti0312
188Vërbofc[172]Branko Sado nga Vërbofci0478
189Gërnçar[173]Alekso Stojko nga Gërnçarri0217
190Vitina[174]Stojko Jeno nga Vitina0911
191Muzgova[175]Dhimitri Risto nga Muzgova024


[1] Ky punim është botuar nën titullin, “Popullsia e Kazasë së Gjilanit Sipas Regjistrimeve Osmane të Shekullit XIX-XX”, Rumeli İslam Araştırmaları Dergisi, sayı. 5, ss. 69-89, Nis. 2020

[2] Halime Doğru, “Osmanlı Devletinde Toprak Yazımından Nüfus Sayımına Geçiş ve bir Nüfus Yoklama Defteri Örneği”, Anadollu Üniversitesi, Fen Edebiyat Fakültesi Dergisi, C.I (1982):233; Kemal karpat, Popullsia Osman 1830-1914, (Tiranë:2017), 8.
[3] Tahriri është emërtim i regjistrimeve të pasurive dhe emrat e shfrytëzuesve të tokës.
[4] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, Përgatiti për Botim: Eduart Caka, (Tiranë:2017).
[5] Dritan Egro, Historia dhe Ideologjia, Një qasje kritike studimeve osmane në historiografinë moderne shqiptare, (Tiranë:2007),6.
[6] Mübahat S. Kütükoğlu, “1830 Nüfus Sayımına Göre Menteşe Sancağında Hane Nüfusu”, Osmanlı Araştırmaları XXIII (2003): 75- 76
[7] K. Karpat, ibid. 19.
[8] Mahir Aydın, “Sultan II. Mahmud Döneminde Yapılan Nüfus Tahrirleri”, Sultan II. Mahmud ve Reformları Semineri 28-30 Haziran 1989, İstanbul Üniversitesi Edebiyat Fakültesi (Istanbul: 1990), 84-86.
[9] Kemal Karpat, Popullsia, ibid.
[10] Aliriza Selmani, Gjilani Qender e Anamoraves,(Gjilan: 2015), 49.
[11] Ibid.
[12] Hammer, Büyük Osmanlı Tarihi, (İstanbul: 1992), 211.
[13] Halil Inalcık, Günsel Renda, Qytetërimi Osman 1, (Tiranë:2018), 86.
[14] Ruhi Tarihi, 451.
[15] Iljaz Rexha, Venbanimet dhe Popullsia Albane e Kosovës sipas Defterëve Osmanë të shekullit XV, (Prishtinë: 2016), 160.
[16] BOA, TD. No, 2m.
[17] BOA, TD. No. 133.
[18] I. Rexha, “Disa të dhëna arkivore për familjet mesjetare Gjinaj nga Novobërda dhe familjen fisnike të Jashar Pashë Gjinollit si Pasardhëse e tyre”, Gjurmime albanologjike (2016): 26-59.
[19] I. Rexha, “Regjistrimi i vendbanimeve dhe i popullsisë së kazasë së Novobërdës”, Vjetari nr.XXVII (2002): 47.
[20] A. Selmani, Gjilani, Qendër e Moravës, 29.
[21] Nuk bëhet fjalë për mirënjohurin Mehmed Ali Pashë Kavallën, i cili ishte i lindur pas viti 1769.
[22] Term juridiko-administrativ i të ardhurave shtetërore përmes qesimit në zonat financiare të ndara sipas ligjit.
[23] BOA. AE.SMHD.I.148/11048.
[24] Fitim Rifati, “Të Dhëna Statistikore mbi Popullsinë e Vilajetit të Kosovës më 1902 sipas një dokumenti Austro-Hungarez të vitit 1916”, Vjetari 53 (2017):273.
[25] Kosova Vilayeti Salnamesi, 1318/1900.
[26] Jusuf Osmani, Venbanimet e Kosovës 6 – Gjilani, (Prishtinë:2004), 35-36.
[27] Başbakanlık Osmanlı Arşivi (BOA). NFS.d. 0517, (1832).
[28] Regjistrimi i pasurive të nënshtetasëve osman. Më gjërësisht shih. Agron islami, “Kasabaja e Novobërdes sipas defterit të temettuatit me nr. 11437”, Kosova 37/38, (2013): 124-146.
[29] BOA. ML.VRD.TMT. d.58251. (1844).
[30] Vilajeti i Kosovës posedon 7 slaname (Vjetare).
[31] Bekçinjët ishin rojtarë të fshatrave nëpër Kaza.
[32] “Popullsia sipas gjinisë etnicitetit dhe venbanimit” qasur më 26.08.2019, http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-vendbanimit.pdf.
[33] Në fusnotë, kemi dhënë informacion për gejndjen administrative të fshatrave që sot janë jashtë komunës së Gjilanit.
[34] Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[35] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[36] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[37] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[38] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[39] Dazhdincë, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[40] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[41] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[42] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[43] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[44] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[45] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[46] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[47] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[48] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[49] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[50] Priboc, Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[51] I pa ubifikuar.
[52] Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[53] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[54] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[55] Lajçiq, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[56] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[57] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[58] Vriqec, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[59] Gjyrishec, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[60] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[61] Gmicë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[62] Svircë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[63] Tërrnoc. Vendbanim në komunën e Bujanocit.
[64] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[65] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[66] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[67] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[68] Dabishec. Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[69] Marec. Vendbanim në komunën e Lipjanit.
[70] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[71] Inatoc. Vendbanim në komunën e Gjilanit.
[72] Ranatoc. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[73] Vendbanim në komunën e Preshevës.
[74] Stanoc. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[75] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[76] Beguncë. Vendbanim në komunën e Vitisë
[77] Tanush. Venbanim në zonën e Kumanovës.
[78] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[79] Velegllavë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[80] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[81] Caravajkë. Vendbanim në komunën e Preshevës.
[82] Edhe pse nga informacionet në terren dihet se me fshatin Rekë nënkuptohet bashkësia lokale e fshatit Shurdhan, mungesa e fshatrave në mes fshatit Zhegër dhe Stançiç (Selishte, Haxhaj, Demir, Pidiq, Shurdhan dhe Dunav) mund të nënkuptohet se bëhet fjalë për fshatrat mes Zhegres dhe Stançiçit.
[83] Smirë. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[84] Venbanim në Zonën e Kumanovës.
[85] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[86] Korbliq. Vendbanim në komunën e Kaçanikut.
[87] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[88] Gjylekarë-Skifteraj. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[89] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[90]Vendbanim në komunën e Vitisë.
[91] Komogllavë. Vendbanim në komunën e Ferizajit.
[92] Vendbanim në komunën e Ferizajit.
[93] Vendbanim në komunën e Prishtinës.
[94] Debëlldeh. Vendbanim në komunën e Vitisë.
[95] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[96] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[97] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[98] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[99] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[100] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[101] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[102] Zhegoc. Vendbanim në komunën e Gjilanit.
[103] Drenoc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[104] Domoroc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[105] Hodeci i komunës së Ranillukut?
[106] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[107] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[108] Bozhec. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[109] Rajnoc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[110] Miganoc. Vendbanim në komunën e Novobërdes.
[111] Gogolloc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[112] Sot Bushincë. Vendbanim në komunën e Novobërdes.
[113] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[114] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[115] Sot Grizimë Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[116] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[117] Sot Kolloleq. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[118] Sot Qarrakoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[119] Sot Hodonoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[120] Sot Bratilloc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[121] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[122] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[123] Grakniq. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[124] Kremenatë, Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[125] Sot, Hajnofc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[126] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[127] Sot, Strezoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[128] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[129] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[130] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[131] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[132] Sot, Prekoc. Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[133] Sot, Qarrakoc. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[134] Sot, Kllobukarë. Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[135] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[136] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[137] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[138] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[139] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[140] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[141] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[142] Sot, Remniku i komunës së Vitisë.
[143] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[144] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[145] Vendbanim në komunën e Parteshit.
[146] Vendbanim në komunën e Parteshit.
[147] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[148] Sot, Zhitia e komunës së Vitisë.
[149] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[150] Sot, Çifllaku i komunës së Vitisë.
[151] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[152] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[153] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[154] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[155] Vendbanim në komunën e Novobërdës.
[156] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[157] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[158] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[159] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[160] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[161] Vendbanim në komunën e Vitisë.
[162] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[163] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[164] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[165] Sot, Tomanc. Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[166] Vendbanim në komunën e Ranillukut.
[167] Sot, Gllogoc. Vendbanim në komunën e Lipjanit.
[168] Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[169] Sot, Stralicë. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[170] Sot, Bolec. Vendbanim në komunën e Kamenicës.
[171] Komuna e Kllokotit.
[172] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[173] Vendbanim në komunën e Kllokotit.
[174] Komuna e Vitisë.
[175] Vendbanim në komunën e Novobërdës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here