I pozicionuar në Greqinë kontinentale në malin Parnasus, Delfi konsiderohej si një nga qytetet më të rëndësishme të Greqisë së lashtë. Besohej se ai ishte shtëpia e perëndeshës Gaia, ose Tokës, dhe më vonë e Apollonit, pasi ky vrau djalin e Gaias, gjarprin Piton.5 Real-Looking Phone Games Based on Famous Indian Movies

Lojërat Pitiane – të ngjashme me Lojërat Olimpike – mbaheshin në këtë qytet çdo 4 vjet për të nderuar vrasjen e Pitonit nga Apolloni. Gërmimet në Delfi, kanë gjetur prova të pushtimit në këtë vend që nga viti 1600 Para Krishtit. Gjatë periudhës mikenase (shekujt XIV-XI Para Erës Sonë), në Delfi kishte vendbanime të vogla kushtuar hyjnisë Nëna Tokë.

Më pas, adhurimi i Apollonit nisi të praktikohej gjerësisht midis shekujve XI-IX Para Krishtit. Delfi konsiderohej dikur si qendra e botës, pasi besohej se shqiponjat e Lindjes dhe Perëndimit u takuan pikërisht atje. Ndaj ky qytet u bë një qendër e famshme e Greqisë së lashtë gjatë shekullit VII-të oara Krishtit.

Ai ishte i pajisur me një teatër, gjimnaz, stadium dhe hipodrom, dhe aty rruheshin thesare që vinin nga e gjithë Greqia. Megjithatë, Orakulli Pitia, ishte elementi më i shquar i Delfit, dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të mbarë Greqisë. Sipas mitologjisë greke, vetë gjysmëperënditë, shkonin në Delfi për të kërkuar këshilla.

Pitia ishte emri që merrte çdo priftëreshe gjatë historisë së Tempullit të Apollonit në Delfi. Priftëresha ishte një grua mbi 50 vjeç, e cila jetonte e ndarë nga i shoqi, dhe e veshur me rroba që visheshin zakonisht nga vajzat.

Sipas Plutarkut, që dikur kishte shërbyer vetë si prift në Delfi, Pitia hynte në fillim në dhomën e brendshme të tempullit (Adyton). Më pas, ulej mbi një stol trekëmbësh dhe thithte gazrat e lehta të hidrokarbureve që dilnin nga një humnerë në tokën poroze.

Në vitin 2001, gjeologu Jel de Boer, bëri përgjegjës gazin etilen, që dilte nga një e çarë nën tempull për vizionet që shihte Orakulli. Por në vitin 2006, profesori Xhuzepe Etiope i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Romë, pretendoi se një koktej i thjeshtë i dioksidit të karbonit, i përzier me metanin, mund të kishte shkaktuar një ekstazë psikike që përdorte Pitia për të komunikuar me Zotat.

Pasi binte në ekstazë, Pitia mërmëriste disa fjalë, të cilat thuhej se ishin të pakuptueshme për njerëzit e thjeshtë. Më pas ato interpretoheshin nga priftërinjtë e tempullit, dhe u dërgoheshin atyre që i kishin kërkuar. Megjithatë, profecitë ishin gjithnjë të hapura për interpretime, dhe shpesh kishin kuptime të dyfishta ose të kundërta.

Ndoshta një nga profecitë më të famshme të shqiptuara nga një Pitia, Orakulli i Delfit, është ajo e humbjes së Kroesusit përballë Perandorisë Persiane. Sipas Herodotit, Kroesus, mbreti i Lidisë, donte të dinte nëse duhej të nistë luftën kundër Perandorisë së re Persiane.

Përgjigja që mori ishte se nëse sulmonte Persinë, do të shkatërronte një perandori të madhe.

I kënaqur me këtë përgjigje, Kroesusi u përgatit të pushtonte Persinë. Por ai nuk e dinte se “perandoria e madhe” e përmendur nga Orakulli nuk ishte ajo e Persisë, por e tija. Siç e thotë shprehja e famshme, pjesa tjetër është histori.

Ndërsa vërtetësia e kësaj historie mund të jetë e diskutueshme, e sigurt është se Orakulli i Delfit ka ekzistuar vërtet. Një omfalos, ishte një objekt i fuqishëm simbolik i prodhuar nga guri. I konsideruar si “kërthiza e botës”, pra pika nga ku nisi jeta në Tokë, omfalosi ishte një objekt i simbolizmit fetar helen, që besohej se lejonte komunikimin e drejtpërdrejtë me Zotat.

Në mitologjinë greke, thuhet se Zeusi lëshoi ​​dy shqiponja në skajet e kundërta të botës, dhe i urdhëroi ata të fluturonin nëpër Tokë për t’u takuar në qendër të saj. Pikërisht në Delfi thuhet se u takuan më në fund 2 shqiponjat, dhe Zeusi e vendosi gurin nën rrezet e malit Parnas, si një shenjë për njerëzimin.

Një legjendë e mëvonshme thotë se perëndia Apollon e vrau gjarprin e madh Piton, që të mund të krijonte tempullin e tij të orakujve në Delfi. Dhe omfalosi shënoi vendin e saktë ku ai vrau Pitonin. Ky mit mund të gjendet ndonjëherë edhe në monedha të lashta, që përshkruajnë një gur omfalosi me një gjarpër të plagosur rreth tij.

Megjithëse guri i omfalosit në Delfi është më i famshmi i llojit të tij, ai nuk është i vetmi. Një tjetër omfalos që lidhet me Apollonin, është ai i gjetur në Kerameikos, në veriperëndim të Akropolit të Athinës. Shumica e rrënojave që mund të shihen sot në Delfi, datojnë që nga koha e kulmit të aktivitetit në këtë qytet në shekullin VI Para Krishtit.

Tempulli i Apollonit, ishte ndërtesa më e rëndësishme. Mbetjet e tij që mund të shihen ende sot, datojnë në shekullin IV Para Krishtit. Po ashtu në Delfi ndodhet Thesari i Athinasve, që është në formën e një tempulli dorian, dhe që dhe daton rreth vitit 510 Para Krishtit.

Ajo u ndërtua nga athinasit për t’i vendosur aty ofertat drejtuar Apollonit, dhe u ndërtua duke përdorur mermerin e marrë nga ishulli Paros. Teatri që daton që nga shekulli IV Para, mund të strehonte deri në 5000 njerëz në 35 rreshta me stola prej guri.

Pastaj është stadiumi që ndodhet në krye të sitit arkeologjik, ku ulëset prej guri mund të mbajnë deri në 500 spektatorë. Së fundmi është edhe Burimi Kastalian, që ishte në thelb një seri burimesh dhe banjash monumentale ku lahej Orakulli, por dhe ata që dëshironin të konsultoheshin me të. Sot, Delfi është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe një nga vendet më mahnitëse për t’u vizituar në Greqi. / Ancient Origins

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here