Po t’ishte gjallë Bedri Gjinaj, pas luftës në Kosovë shumëçka do te rridhte ndryshe – thoshte burri i njohur me mjekër të thinjur
Bedri Gjinajn e kam parë për herë të parë në vjeshtë të vitit 1943. Emrin ia kisha dëgjuar shumë më herët. Unë isha luftëtar e ai mesues, ideolog, sportist, njeri i kulturës. Kam marrë pjesë në disa luftëra për ta mbrojtur popullatën shqiptare nga çetnikët.
Në një luftë të ashpër që bëmë me çetnikët në Pazar të Ri, u plagosa në këmbë. Kam qëndruar në Spitalin e Mitrovicës derisa jam shëruar, ku për vizitë shpesh vinin Shaban Polluzha e Miftar Bajraktari.
Pasi u shërova iu bashkëngjita shokëve. Bënim roje në Cabër e Koshtovë, ndërroheshim me ditë, javë e muaj. Një ditë rigonte shi, isha me tre shokë në roje, derisa erdhi një vullnetar. “Unë do të të zevendësoj. Shko se të thërrasin!”- më tha.
Menjëherë shkova në komandë. Më thanë se duhet të nisesha për në Mitrovicë. Më kërkonte Bedri Gjinaj. “Sigurisht është punë me rendësi-thash me vete, rrëfente plaku nga Luboveci, Hamzë Mehmeti i njohur në Mitrovicë si Haxhi Hamza, shkruan Ditori.
(Fundi i pjesës së parë, nesër pjesa e dytë)
(shkëputje nga libri “Bedri Gjinaj-mësues dhe atdhetar i shquar nga Fazli H.Hajrizi) /ditori.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here