Teatri i parë i përhershëm i anatomisë në botë, i përfunduar në vitin 1595, sot ndodhet në pallatin e lashtë të Universitetit të Padovës (Palazzo Bo, Università degli Studi di Padova). Ndër mjekët më të rëndësishëm të Fakultetit të Mjekësisë, si, Andreas Vesalius, Fabrici d’Acquapendente, Realdo Colombo, Gabriele Falloppia, në këtë fakultet gjatë gjysmës së shekullit XVII kanë dhënë mësim edhe profesorët e anatomisë dhe mjekësisë teorike, vëllezërit nga Padova, Gjon Anton Arbërori (Albanese) dhe Guid Anton Arbërori (Albanese), për kontributin e tyre të madh në mjekësi, universiteti u ka ngritur pllaka mermeri!