Historia mitike e Trojës është si më poshtë: Fillimisht ajo ishte një ngulim pellazg i Trosit, i quajtur Pergamos, dhe qytetit mori emrin Ilion, sipas eponimit Ilos. Laomedoni e fortifikoi, me ndihmën e Apolonit dhe Neptunit; por nuk kaloi shumë kohë dhe Herkuli, i inatosur me pabesinë e Laomedonit, e pushtoj qytetin (1314 para Krishtit) e mundi Leomedonin, dhe vendosi në fron Priamin e ri, gjatë sundimit të të cilit ndodhi edhe më i njohuri i rrethimeve.

Epoka e rënies së Trojës 1270 para Krishtit, sipas Herodotit; mermerët parianë e vendosin këtë në vitin 1209 para Krishtit; Erastoteni 1184 para Krishtit.

                                                                                                                   Para Kirshtit

Skamanderi thuhet të ketë mbretëruar në                                         1614

Teuceri                        ‘                     ‘                                                        1590

Dardani                          ‘                 ‘                                                         1568

Eriktoniosi                   ‘                         ‘                                                   1462

Trosi                          ‘                          ‘                                                     1402

Laomedoni                    ‘                 ‘                                                         1347

Priami                         ‘               ‘                                                              1311 – 1270

Zoti Gladstone e përcakton datën si 1545, por nuk jep ndonjë bazë për këtë pikëpamje, thjesht bën një supozim. Si probabiliteti ashtu edhe historia monumentale sigurshit mështesin një datë më të hershme se sa 1184 para Krishtit. Megjithatë, data që i jepet poemës mund të jetë përafërsisht e saktë, në qoftë se me të kemi parasysh koha në të cilën poemat bardike pellazge u përkthyen dhe recituan në gjuhën greke. Poemat në gjuhën oregjinale pellaze duhet të kenë qenë shumë më të lashta, sepse është krejt e papranueshme të mendohet se kjo ekspeditë e famshme të jetë bërë dhe përkujtuar nga fise jo-pellazge dhe bardë jo-pellazgë. Gjithashtu është krejt e qartë që pellazgët nuk flisnin as greqishte e as ndonjë gjuhë të përafërt me të, ndonse si ata edhe grekët, flisnin një gjuhë që lidhej me sanskrishten. Kjo rrethanë e qartë, ndonëse i shpëtoi pa vënë rë zotot Gladsotne (ose ai e kaloi atë në heshtje), ishte vënë re më parë nga Dr. Marsh, i cili e përballoi problemin në të vetmen mënyrë që kishte mundësi ta luftonte: duke bërë deklarimin e guximshëm por të pabazuar se pellazgjishtja dhe greqishtja ishin e njëjta gjuhë!

Edhe në periudhat relativisht të vonshme në historinë e botës, banorët e zonës pellazge ende ruanin sistemin fisnor ose patriarkal dhe ata nuk përmenden ndryshe përvec se me  anë të emërtimeve të tyre vendore. I vetmi emër gjenerik ishte ‘pellazgë’, por, përndryshe, për ta flitej si për akej, argivë, danë, mirmidonë, etj., më rëndom, me të parët nga këta emra. Ky stil emërtimi vazhdoi deri në shkatërrimin e dy prej bashkësive më kryesore, Athinës dhe Lakedemonit. Në fakt, ai mbijetoi edhe shumë më vonë dhe nuk u shpik anjë term tjetër gjenerik deri në formimin e mbretërisë greke në kohët modern; madje edhe atëherë, u desh të kërkoheshin dy fjalë pellazge për të përkufizuar vendin dhe vasalët e sovranit të sapo-krijuar – hellas dhe helenët.

Poema homerike na paraqet forcat e të dyja palëve. Rrethuesit që numërohen aty duhet të kenë qenë një hordhi e madhe edhe për kohët tona modern të ‘batalioneve të mëdha’.  Nuk është regjistruar asnjëherë ndonjë hordhi kaq e madhe sa e tyrja në kohët e lashta, ndonëse më vonë shohim Dariusin e Parë që humbi 206 mijë luftëtarë në ekspeditën e maratonës; që Dariusi i Tretë u ndesh me Aleksandrin e Madh me 600 mijë forca; që Artakserksi udhëhoqi 900 mijë ushtarë kundër Sirusit të Dytë; dhe së fundi që ushtria e Kserksit numëronte 5 283 220 ushtarë. E megjithatë, në atë kohë të hershme, ekspedita kundër Trojës, së bashku me aleatët, numëronte të paktën 100 810 ushtarë – një mori shumë e madhe për t’u transportuar me det dhe një përqindje mjaft e madhe e popullatës nga një zonë jo dhe aq e gjerë. Sidoqoftë, duhet të kemi parashysh se cdo i rritur (sic ndodh edhe sot në kombet gjysmë-barbare) mbante armë; sepse lufta konsiderohej zanati kryesor I burrave. Bujqësia mbahej vetëm si dytësore, për ta ushqyer dhe mbajtur klasën e luftëtarëve në gjendje efikasiteti; si rrjedhijë, në kohë lufte, u lihej të vegjëlve, grave, dhe burrave të moshuar.

Sa më mbrapa në kohë të vendoset data e luftës se Trojës, aq më pak e mundur është që ajo të jetë zhvilluar nga grekët. Edhe në datën që pranohet përgjithësisht (1184 para Krishtit), raca që më vonë u quajt greke, pra një racë e ndryshme nga ajo pellazge dhe që fliste një gjuhë jo-pellazge – nuk ishte kryesorja në vendet që vinin aleatët. Ata kryesisht emërtohëshin në bazë të emrave të vendeve nga vinin, porn ë shumë raste thuhet shprehimisht se ishin pellazgë. Si pasojë, se pellazgët nuk flisnin as greqishten e as ndonjë gjuhë të përafërt me greqishten, rrjedh që ushtria rrethuese ishte pellazge dhe jo greke.

Shkrimtarët semitë nuk e përmendin fare një racë greke, përvec faktit se thuhej që ëponimi i saj ishte Javan, ndonse ka shumë mundësi që Javan do të thotë pellazg se sa grek. Fenikasit përmenden se kanë punuar për Solomonin (1000 para Krishtit), por kronikanët e tij nuk aludojnë as për pellazgët, e as për grekët. Pellazgët mund të jenë lënë pa përmendur sepse ishin priatë, dhe jo tregtarë si fenikasit, ndonëse edhe këta të fundit nuk ishin aq të pafajshëm në fushën e piraterise dhe rrëmbimeve. Por kjo nuk vlen për grekët dhe nuk mund të shpjegojë mospërmendjen e tyre, sepse ata ishin të angazhuar me veprimtari tregtare, të cilat më vonë i futën edhe ndër pellazgët.

Për këtë arsye, mund të supozojmë se migrimi grek, cfarëdo forme të ketë pasur, ka ndodhur shumë më përpara 1184 para Krishtit, ndoshta edhe në vitin 1500 para Krishtit. Edhe nëse kishte ndodhur përpara – por jo shumë përpara – rrethimit, është e vështirë të supozohet se ajo racë ka qenë aq e shumtë në numër sa të dërgonte 100 mijë luftëtarë me anije. Por, nëse popullata ishte pellazge, sic themi ne, një mobilizim i tillë nuk do të ishte për t’u cuditur për atë kauzë dhe për atë komb të madh në numër, sic e provon edhe sulmi I tyre kundër Egjiptit në vitin 1131.

Kemi parë që nuk ka një term gjenerik për të gjithë ushtrinë; dhe aty ku njerëzit nuk emërohen sipas vendevenga vijnë, ata quhen pa dallime akej, argivë, dhe danë. Po qe se do të ishte krijuar një term gjenerik i qëllimshëm, ai në mënyrë të natyrshme do të vinte nga komandanti i përgjithshëm, Agamemnoni, dhe do të ishte përdorur termi mikenas. Fakti që një gjë e tillë nuk u ndodhi, është një provë e fortë që të con në supozimin se poema ishte bazuar më së shumti tek Akiliada dhe në mënyrë dytësore tek Diomediada – emrat e pasuesve të këtyre prijsëve ishin ata që përdoreshin ,ë shpesh për të përshkruar  të gjithë ushtrinë. Jo të gjitha këto fise ishin pellazge të pastra. Argivët dhe helenët ishin nga Thesalia, që vazhdon të jetë rajon pellazg deri në kohët e sotme, dhe sigurisht, s’ka qenë asnjherë grek në kuptimin klasik të fjalës.

Akili u shoqërua jo vetëm nga helenët dhe mirmidonët, por edhe nga akejtë. Për këtë arsye, këta të fundit në atë periudhë duhet të kenë banuar në Thesali; ‘mirmidon’, që prej asaj kohe e tutje, konisderohet si emërtim i një zanati. Akea e mëvonshme ishte në Peleponez, në bregun jug perëndimor dhe verior të gjirit të Korintit, një pjesë e të cilit quhet Livadhja, me qytet kryesor Patrën. Ky ishte vendi i danëve. Ndonëse më parë Hellasi dhe Akea ishin sinonimikë, Akea e mëvonshme në fillim quhej Egjialos, ngaqë kishte një vijë bregdetare të konsiderushme. Me kalimin e kohës pastaj mori emrin Jonia, dhe më në fund, Akea, nga akejtë, që i dëbuan jomët dhe e pushtuan territorin. Akea e parë ishte një rajon në Fthiotis, rreth kryeqytetit të quajtur Alos; por është Akea e mëvonshme ajo që I dha emrin e lidhjes së akejve të 12 qyteteve.

Kur gjuha greke u bë mjet komunikimi i pranuar nga të gjithë, shumë prej emrave vendore pellazge u grekëzuan ose duke i shtrembëruar emërtimet pellazge, ose nëpërmjet imponimit të një emir të pastër grek.

Është e pamundur që bardët që u kënduan bëmave të heronjve ta kenë bërë këtë në njdonjë formë tjetër gjuhë përvec asaj të folur. Poemat e tyre ishin mishërim i qartë i baladave folklorike, ndërsa për sa i përket arsimit, dallimi midis dy klasave, këngëtarve dhe dëgjuesve, ishte shumë  vogël ose pothuaj nuk ekzistonte fare.

(Pellazgët – Pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit – Sir Patric Colquhoun & Pashko Vasa) /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here