Një grup shkencëtarësh ka identifikuar një version të ri të Omicron, variantit që u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut dhe raste të të cilit janë regjistruar edhe në disa vende evropiane.

Varianti më i ri i Covid-19, i quajtur BA.2 (Omicron quhet BA.1) është zbuluar sërish në Afrikën e Jugut dhe gjithashtu në vende të tjera si Kanadaja dhe Australia. Ky variant është “gjenetikisht i ndryshëm” dhe madje mund të ketë një “sjellje të ndryshme”, ka shpjeguar drejtori i Institutit të Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, François Balloux, në një prononcim për “The Guardian”.

Studiuesit ende nuk e dinë nëse ky variant i ri do të përhapet në të njëjtën mënyrë si Omicron.

Epidemiologia zvicerane Emma Hodcroft siguroi se, ndryshe nga Omicron, një mutacion kyç që i mungon BA.2 është geni S, kështu që nuk mund të identifikohet nga një test PCR. Pikërisht disa studiues e quajnë BA.2 “të fshehtë”, pasi nuk mund të diferencohet nga variantet e tjera me një test PCR, që kryhet për të zbuluar rastet e reja me Covid-19.

Për shkak të Omicron, shumë vende kanë zgjedhur të rrisin kufizimet për të frenuar rritjen e infeksioneve të regjistruara. Së pari, pezullimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut nga Bashkimi Evropian. Austria, për shembull, dekretoi vaksinimin e detyrueshëm duke nisur nga shkurti i vitit 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here