Vlera e Shtëpisë së Bardhë në SHBA llogaritet në shumë miliona dollarë. Sipas grunge.com dhe shërbimit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Zillow, rezidenca e presidentit amerikan do të kushtonte sot të paktën 445 milionë dollarë. Zillow ka zbuluar se vlera e shtëpisë u rrit me 15% vetëm gjatë tetë viteve të presidencës së Obamës, që përkoi me rimëkëmbjen e tregut të banesave pas krizës financiare të vitit 2008.about:blank
Me rritjen e çmimeve të shtëpive, Zillow vlerëson se vetëm vitin e kaluar vlera e saj u rrit nga 413.1 milionë dollarë në janar në 445.2 milionë në Nëntor – një rritje prej 7.77% në një vit të vetëm. “Vlerat e banesave në të gjithë vendin po rriten me ritmin më të shpejtë që nga viti 2006, me shumë tregje që vendosin rekorde të reja – një nga arsyet që Shtëpia e Bardhë tani vlen më shumë se kurrë,” tha Zillow.
Por pse është Shtëpia e Bardhë kaq e vlefshme?
Përveç rëndësisë së dukshme historike, shtëpia është një xhevahir i stilit neoklasik të arkitekturës, i ndikuar nga ndërtesat antike të Greqisë dhe Romës. Rezidenca shtrihet në 18 hektarë – duke përfshirë një kopsht, dy shatërvanë, lëndina në veri dhe në jug dhe kopshtin e famshëm të trëndafilave si dhe përmban një gamë të plotë shërbimesh dhe aktivitetesh të kohës së lirë.
Brenda ka një sallë muzikore ku ish-presidenti Bill Clinton praktikonte saksofonin e tij, një palestër, një sallë bowling, një kinema, ku presidentët dhe familjet e tyre mund të shohin publikimet e reja. Sigurisht, ndërtesa përmban edhe vendin e punës së presidentit amerikan dhe është e hapur për publikun për turne, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.
Kjo kufizon paksa madhësinë e hapësirës së jetesës, dhe kështu vetëm dy katet e fundit të rezidencës ekzekutive janë rezidenca private e presidentit aktual. Nuk është çudi, pra, që jo çdo presidenti i pëlqen të qëndrojë në ndërtesë aq shumë sa që Harry Truman dikur e quajti Shtëpinë e Bardhë një “burg magjepsës”, sipas Business Insider.