Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave. Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve. Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për tre kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.
Lëngu i shëndetshëm i majdanozit për veshka të shëndetshme
Përbërësit:
Një tufë e vogël majdanoz
3 gota me ujë
Përgatitja:
Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri. Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Këshillohet të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti. Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.
Lëng kastraveci dhe majdanozi
Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm. Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme. Sipas të dhënave, duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.
Përbërësit:
1 kastravec
1 tufë me majdanoz
2 gota me ujë
Përgatitja:
Përzieijini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës. Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur. Pijeni për 20 deri 30 ditë.
Lëng ananasi dhe majdanozi për pastrimin e veshkave
Përbërësit:
3 feta ananasi
2 tufa me majdanoz
1 litër ujë
Përgatitja:
Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta. Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës. Pijeni për 20-30 ditë.
Vlerat e tjera të majdanozit për shëndetin e organizmit
Majdanozi përmban minerale si kalçiumi, hekuri dhe sulfuri. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme. Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.