Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe.Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.

Kuptimi i emrit – ALEKSANDËR

Emri i Aleksandrit të Madh ka padyshim disa veçori që duhen vu re. Ky emër nuk është përdorë nga helenët para kohës së Aleksandrit që do të thotë se ata e morën këtë emër nga ilirët. Tre personat e parë që kanë përdorë këtë emër janë, Paridi – princ i Trojës, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjëri nga këta nuk ishte helen, kështuqë së paku emri e ka zanafillën tek dardanët. Dhe së treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas të dhënave para se të lindnin, nënat e tyre kishin parë ëndërra që profetizonin ardhmërinë e këtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytë e emrit ngjan më së shumti me “ándërr”.
Ky është një emër që ia “dhuruam” gjithë botës, se edhe sot përdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime të ndryshme.

Për zbërthimin e kuptimit të emrit – Aleksandër, ka disa varianta, të cilat të përbashkët kanë emrin – Andërr.

Fare e lehtë, po e shqyrtojmë emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotë se mbreti Priam (Prij + jam, Jam ai që prij) kishte një vajzë me emrin Kasandra, e cila parashikonte të ardhmen dhe kur do të lindte djali, e ëma pa një ëndërr, në të cilën vajza parashikoi që ai do të shkatërronte gjithë botën n luftërat. Dhe meqë kjo ishte një ëndërr e keqe, djalit ia vunë emrin Aleksandër. Pra, Aleksandër – a lig andër, është ëndërr e ligë, e keqe. Pra, emri i tij jep më qartë që ai vinte jo vetëm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhësit e Ilirëve), por edhe që emri i tij shqipërohet vetëm me Shqipen e sotme dhe me asnjë gjuhë tjetër në botë, pavarësisht varianteve të ndryshme dhe pavarësisht se s’dihet se cila prej tyre është e saktë.

Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe që do të thotë: Leka a në andër, ose më ndryshe: Leka është në ëndërr, për shkak se ai kishte ëndërr pushtimin e botës. Lekë është baza e emrit Aleksandër, ndërsa Aleksandër është mbiemër i formuar nga një tog fjalësh shqipe. Më vonë, emri Aleksandër është greqizuar. Por, kurrsesi nuk i është humbur kuptimi që ka në gjuhën shqipe. Vlen të përmendet se në disa fshatra arbëreshe akoma ekziston toponimi Leksandër që i përgjigjet mjaft mirë etimologjisë që përshkruam më sipër.

Një tjetër supozim për etimologjinë e emrit Aleksandër është:A le si në andërr për shkak se nëna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherë kishte parë në ëndërr se do të sillte në këtë botë një djalë që do ta ndryshonte epokën.

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjypt, ku thuhej në një citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandër). Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike.

Mirjamun – Aleksandër – Lekë

Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit gegë: MER-JAM-UN. Sot, e gjithë popullsia shqiptare e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.

1. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë: LEKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: ALEKS, SANDËR, LEKSANDËR, LEKË = ALEKSANDËR.

Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin Arbëreshë dhe në Greqi me emrin Arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdorin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre. Më vonë llagapet u bënë mbiemrat e familjeve.

2. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËRR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËRR.

Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËRR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studimi të bërë në vitin 2001 për këtë ishull është zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga Shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRRA) banohet nga 90% e popullsisë që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin ARVANITË. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët A + LEKA + ANDËR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NË) ANDËR(R).

3. Varianti i tretë i emrit Aleksandër ndoshta mund të zbërthehet në këtë formë:

A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andër, që ka kuptimin: Asht Le Si Andër(gëgërisht) dhe Është Lindur Si Ëndërr (toskërisht), do thotë se, Meriamuni është i bukur si ëndërr, a le si andër e bukur, është lindur si një ëndërr e bukur.

Kështu tri variantet e kuptimit të emrit ALEKSANDËR na japin tre emra kuptimplotë:

1. A LEKA BURRË (ANDRO)=LEKA ËSHTË BURRË,

2. A LEKA NË ANDER=LEKA ËSHTË NË ËNDËRR dhe

3. A LE (K)SI ANDER=ËSHTË LINDUR SI ËNDËRR.

Cili nga këto tri variante është i vërteti? Apo ekzistojnë dhe variante tjera?

Askush nuk mundet të thotë me siguri të plotë, por që emri Aleksandër është me përmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kësaj është emër shqiptar, këtë askush nuk mundet ta mohojë, as të huajtë, dhe as shqiptarët e luhatshëm e mendjelehtë.

5. Origjina ilire e Aleksandrit të Madh

Origjina familjare e Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve.

Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe:

Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.

Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve – Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli.

Leka i Madh në Monedhën e Mbretërisë Shqiptare (1929-1939)

Dijetari i lashtësisë, Straboni (63 p.e.s. – 19 p.e.s.), në serinë prej 17 vëllimesh, të quajtur Geographia, në vëllimin VII shkruan:

“Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz”.

Sir William Woodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar veprën madhore mbi Aleksandrin (Lekën e Madh), të titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Në hyrjen e këtij libri shkruhet:

“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ëma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s.), që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t’i dhënë dituri birit të tij, Lekës”.

Lou Giaffo, shkruan:

“Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.”

Mary Edith Durham, shkruan:

“Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.”

Henry Fanshawe Tozer, shkruan:

“Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pashë Tepelena. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote…”

George Gordon N. Byron, pohon se:

Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri.

Wadham Peacock, shkruan:

“Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë.

Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.”

George Fred Williams, shkruan:

“Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirise./njekomb.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here