Nëse mendoni se pas një nate pa gjumë do të jeni në gjendje të shëroheni ditën tjetër, nëse shkoni në shtrat në kohë, e keni gabim. Shumë më tepër nevojitet për rimëkëmbjen e trurit. Mungesa e gjumit kërcënon si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor, dhe statistikat tregojnë se 45 për qind e popullsisë së botës vuan nga probleme të lidhura me gjumin.

Një studim i ri tregon se njerëzit që flinin 30 për qind më pak se sa kishin nevojë, nuk e rikuperuan plotësisht funksionin e tyre njohës edhe pas shtatë net gjumi të mirë.

Edhe pse studimi u krye në një numër të vogël pjesëmarrësish, ekspertët e gjumit pajtohen me gjetjet e tij.

“Studimi tregoi se ka gjëra si kujtesa dhe shpejtësia e përpunimit të të dhënave mendore që nuk do të rikthehen aq shpejt,” tha specialisti i gjumit Ray Dasgupta.

Ekspertët e gjumit thonë se trurit i duhet një cikël gjumi i vazhdueshëm për të mësuar aftësi të reja, për të krijuar kujtime të reja dhe për të rikuperuar mendjen dhe trupin pas një dite pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here