Ekzistojnë një sërë arsyesh përse rekomandohet të pini një gotë qumësht lope apo qumësht bademi, duke e përzier me mjaltë natyral.
Kombinimi i tillë përdoret në ushqim por edhe në kozmetikë, për produkte të ndryshme të makiazhit, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, më poshtë janë radhitur disa nga përparësitë të cilat shfaqen pas konsumimit të rregullt të qumështit me mjaltin:
Pastron lëkurën – Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë. pambukun, lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.
Ngadalëson plakjen – Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin për ngadalësimin e plakjes.
Veprimi antibakterial – Kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët.
Ndihmon në tretje – Një gotë qumësht e ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.
Sëmundjet e frymëmarrjes – Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.