Shqiptarët dikur përbënin një pjesë të numërt të popullatës së Cetines, kryeqytetit të vjetër të Malit të Zi.
Kjo dëshmohet nga një fotografi e vitit 1906, ku në një rrugë të këtij qyteti vërhen disa shqiptarë me plisa dhe tirqit e galmë, karakteristikë për veshjen shqiptare, shkruan Konica.al.
Këtë fotografi e kemi nxjerrë ng libri i gazetarit William Le Queux (1864-1927) «Lindja e Afërt: gjendja e tashme në Mal të Zi, Bosnjë, Serbi, Bullgari, Rumani, Turqi dhe Maqedoni».
Plava, Guci, Hoti, Gruda, Ulqini dhe Tivari nuk janë trevat e vetme shqiptare që u aneksuan nga Mali i Zi.
Burimet historike flasin për një prani të konsiderueshme të elementit shqiptar në të gjitha pjesët e Malit të Zi të sotëm, si në Zhablak, Plevle, Podgoricë dhe Shpuzë