Megjithëse çamçakëzi është krijuar për t’u përtypur dhe jo gëlltitur, në përgjithësi nuk është i dëmshëm nëse gëlltitet
Mund të keni dëgjuar nga të moshuarit që çamçakëzi i gëlltitur qëndron në stomakun tuaj për shtatë vjet para se të tretet, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Nëse gëlltitni çamçakëz, është e vërtetë që trupi juaj nuk mund ta tretë atë.
Megjithatë, çamçakëzi nuk qëndron në stomakun tuaj. Ai lëviz relativisht i paprekur përmes sistemit tuaj tretës dhe del me jashtëqitjen.
Në raste shumë të rralla, sasi të mëdha të çamçakëzit të gëlltitur, të kombinuar me kapsllëk, kanë bllokuar zorrët te fëmijët.
Pikërisht, për këtë arsye gëlltitja e shpeshtë e çamçakëzit nuk këshillohet, veçanërisht te fëmijët.
Burimi: Mayo Clinic