Për herë të parë shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë dritë brenda një vrime të zezë. Në dukje një informacion i papërfillshëm, por siç dihet, vrimat e zeza në hapësirë njihen për aftësinë që “përpijnë” dritën. Tanimë studiuesit mendojnë që këto hapësira e përplasin dritën brenda sipërfaqes së tyre dhe mund të arrijnë të gjejnë të dhëna të tilla.

Shkencëtarët për herë të parë kanë pikasur dritë pas një vrime të zezë dhe kjo shkon paralel me parashikimin e Albert Einstein në teorinë e relativitetit. Vendi, nga i cili janë lëshuar këto rreze X ndodhet në qendër të një galaksie që është 800 milionë vite dritë larg nga toka.

“Arsyeja përse ne mund ta shohim këtë dritë është sepse vrima e zezë po shtrembëron hapësirën, po thyen dritën dhe po rrotullon fushat magnetike rreth vetes”, thonë ekspertët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here