Shtypshkronja “Zoja e papërlyeme” konsiderohet si shtëpia më e vjetër botuese në Shqipëri. Ajo u krijua më 1870, në Shkodër, pranë Seminarit Papnor dhe Kolegjit Saverian.

Në fillim bëhej fjalë për një shtypshkronjë tërësisht private, e cila funksiononte si organ i Seminarit Papnor dhe mbante emrin “Scamp i Koleges” duke synuar kamuflimin e rolit të saj atdhetar, i cili kishte nisur të nuhatej nga organet osmane në Shkodër. Fillimet e shtypshkronjës kishin lidhje me një tipografi shumë të vogël e cila, konsistonte në një makinë të vogël dore të blerë nga Ipeshkvi i Shkodrës Imzot Karl Potten tek Zirini në Milano.

Në vitin 1876 del i pari libër në gjuhën shqipe, “Doktrina e Kerscten” e vikarit të përgjithshëm të arkidioqezës së Shkodrës, Imzot Engjëll Radojës. Historia e kësaj shtypshkronje pati peripeci nga më të ndryshmet. Vlen të përmendet konflikti juridik mes jezuitëve dhe qeverisë osmane. Gjatë periudhës që shtypshkronja ishte funksionale, shumë autorë botuan veprat e tyre e njëkohësisht u botuan edhe disa nga revistat e periodikët më të rëndësishëm fetarë e studimorë.

Studimin e plotë mbi shtypshkronjën “Tipografia e Zojës së Papëlyeme” e ka bërë Markus W. E. Peters./Diaspora Shqiptare/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here