Më 28 korrik 1911 në Korçë u lind Antoni Athanas, atdhetari dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të rëndësishëm. Që në moshën 4-vjeçare së bashku me familjen u shpërngul në Amerikë. Fillimisht punoi në rrugë duke shitur fruta e perime, pastaj u njoh me Fan Nolin, Faik Konicën dhe atdhetarë të tjerë nga Shqipëria. Më pas hapi një restorant dhe me kohë u radhit në mesin e biznesmenëve të njohur. Restoranti i tij për 15 vjet ishte shpallur më i miri i vitit, të cilin e kanë frekuentuar edhe personalitetet më të larta amerikane. Antoni edhe pse nuk kishte një edukim universitar, ka lektuar në shkollat më të mira amerikane mbi eksperiencat e tij në fushën e biznesit si në Harvard Business School dhe Universiteti i New Hampshir, Cornell University. Funerali i tij është mbajtur në kishën e Shën Gjergjit në Boston.
Në foto: Antoni Anathas dhe një letër e Ministrit të Turizmit Osman Shehu, dërguar Antonit ku e falenderon për kontributin që ka dhënë për zhvillimin e Shqipërisë.


Foto: AQSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here