Ymrin na e kanë shkretue,
Po na shtrydhin posi rrush,
Bytyn kalbi na u coptue,
me vëner shpyrti u mbush.
Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,
Pa opanga zbath e xhvesh,
Vetë janë mlu me gjith të mirat,
Si katilat rrinë tue qeshë.
Drita syve m’u qërrue,
S’ka mëmqyn t’shof hanë e diell,
Bytyn kalbi m’u coptue,
Po m’shko flaka gjer në qiell.
Të kisha kuvet un fatziu,
T’i baj jardëm ktij milet,
T’i nriçoj porsi qiriu,
Se jan murg e kan siklet.
Zenel Bastari, hoxhë dhe bejtexhi vaktit i Tiranës për parinë politike të kohës /Gegnishtja