Një shofer është munduar të kalojë me kamion mbi një urë druri mbi lumin e fryrë nga prurjet e shumta, por ka përfunduar i zhytur në ujë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga një dëshmitar okular, i cili arriti të kapte momentin dramatik.
Ura ndodhej në fshatin Uryum, rreth 4500 kilometra larg Moskës. Fatmirësisht shoferi arriti të mbijetojë, ndërsa kamioni u “përpi” nga uji.
Aktualisht, banorët e fshatit Uryum nuk kanë një mënyrë tjetër për të kaluar lumin që pas aksidentit.