Merita kryesore filozofike e Hegelit është krijimi i një sistemi tërësisht të ri dhe të thjeshtë të mendimit filozofik. Ai e konkretizoi: “… unë them një pohim. Ky pohim quhet ndryshe edhe tezë. Bashkëbiseduesi im më kundërshton dhe ky kundërshtim interpretohet si antitezë. Nëse ne ulemi dhe nxjerrim një përfundim të përbashkët me konsensus, ajo që del quhet sintezë e dy mendimeve të mëparshme…” Sot ne e shohim se sa i dobishëm është ky parim i Hegelit, pasi vetëm kompromisi i jep zgjidhje ecurisë së gjerave dhe nxjerr në pah me te mirën e të dy palëve që përfshihen në një “duel”. Duhet pasur parasysh se në kohen e Hegelit, ekzistonte një rivalitet i madh mes empiristëve dhe racionalisteve. Edhe pse gjeografikisht, Hegeli gjendej ne gjirin e racionalisteve, ai nuk u fut as ne kampin e tyre, as ne ate te moralisteve. Shumica mund ta quajnë Hegelin një pozitivist të bazuar te historia.
Jo vetëm sot, dhe atëherë në kohën e Georg Vilhelm Fridrih Hegel (27 gushti 1770 – 14 nëntor 1831), gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur me rëndësi themeltare parashtrimi i ideve, debatimi i platformave, ballafaqimi i tezave dhe dalja në një sintezë që është as më shumë e as më pak se sa fryt i urtësisë dhe komunikimit, pajtueshmërisë dhe pranimit, ngulmimit dhe dakordësimit. Mendimet mund të mos përcjellin gjithë energjinë e nevojshme që një ide të shndërrohet në mekanizëm gjenerimi të lëvizjes dhe veprimit, por në një reciprocitet ai e arrin këtë si shtysë që individët përbashkohen në qëllime.
Albert Vataj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here