1.Gratë e martuara vendosin unaza në gishtat e këmbëve
Në vendet perëndimore, unaza në gishtin e dorës së majtë do të thotë që je e martuar. E kundërta ndodh në Indi, unaza vendoset në dorën e djathtë pasi e majta konsiderohet “e papastër”. Por gjithashtu gratë indiane vendosin unaza në gishtat e dytë të këmbëve së tyre, të cilat njihen si “bicchiya” pasi besohet se sjellin përfitime shëndetësore si rregullimi i ciklit menstrual dhe parandalimi i sëmundjeve të mitrës. Zakonisht janë prej argjendi sepse besohet se ky metal largon negativitetin nga trupi.
2. Lopët trajtohen si njerëzit, ose edhe më mirë se ata
Lopa konsiderohet kafshë e shenjtë në Indi pasi besohet se përfaqëson Tokën Mëmë. Qumështi i saj është një produkt shumë i vlerësuar sepse ushqen njerëzit dhe kafshët. Për këtë arsye, lopët mund të shihen gjithandej në Indi, duke ecur lirshëm në rrugë, shpesh duke bllokuar trafikun dhe nuk mund ta lëvizësh, por duhet të presësh derisa të largohet ose t’i biesh rrotull. Ndalohet therja dhe eksportimi i lopëve, madje në 2007 lopët nisën të merrnin mjet identifikimi me foto që pengonte eksportimin e tyre.
3. Majmunët lahen në pishinë dhe fluturojnë balona
Kafshët jetojnë më lirshëm në Indi, por gjithashtu po zhvillojnë shqisa njerëzore, si për shembull, një majmun u shfaq në një video duke fluturuar një balonë nga maja e një ndërtese, ndërsa në Mumbai, një grup majmunësh po notonin në një pishinë
4. India njeh një gjini të tretë
Hijras janë një grup njerëzish në Indi që nuk e klasifikojnë veten si femër ose mashkull, që prej vitit 2014. Ata vishen dhe grimohen me ngjyra të ndezura, kurse njerëzit besojnë se mund të të mallkojnë ose bekojnë. Në Indi, hijras enden në trafik duke trokitur në dritaret e makinave për të kërkuar monedha nbë shkëmbim të bekimeve. Disa shfaqen edhe në dasma për të kënduar në nder të çiftit të ri për t’i sjellë mbarësi.
5. Indianët mund të martohen me pemë ose kafshë
Kjo është një amrtesë pa të drejta ligjore,por që njihet në kulturë. Ajo zbatohet kur besohet se një njeri nuk ka fat në martesë për shkak të pozicionit të planetit Mars në grafikun astrologjik. Ndaj, për të thyer mallkimin dhe të mos sjellë fatkeqësi në shtëpinë e bashkëshortit, vajzat martohen me pemë bananeje ose fiku përpara martesës së vërtetë.
6. Fëmijëve të vegjël iu vendoset penel te sytë
Prindërit mund t’i lyejnë fëmijëve të tyre sytë me penel të zi, me lëndë që vijnë nga mineralet. Arsyeja e kësaj bazohet në besëtytninë e largimit të “syrit të keq” si dhe mbrojtja e syve nga sëmundjet, por kjo e fundit nuk mbështetet nga mjekët.
7.Pjesa më e madhe e indianëve nuk flasi Hindi
Ekzistojnë më shumë se 19.500 gjuhë dhe dialekte në Indi, por vetëm 121 fliten nga më shumë se 10.000 njerëz. India nuk ka një gjuhë zyrtare. Hindi është gjuha mëmë e 44% të njerëzve, ndërsa në vend të dytë është gjuha Bengali. Anglishtja është gjithashtu e përdorur nga më shumë se 129 milionë banorë, duke e bërë vendin e tretë me te madh anglishfolës në botë pas SHBA-së dhe Nigerisë.