Në një kohë të vështirë si kjo, kur të gjithë jemi mbyllur dhe i kemi larg njerëzit më të afërm, duam që të jemi në kontakt me ta dhe të ndjejmë sërish se na duan.
Për të ndihmuar në këtë drejtim, është lansuar reaksioni i ri ‘Care’, që është në dispozicion në Facebook dhe Messenger, transmeton Telegrafi.
Lidhur me këtë reagim është thënë edhe më herët nga kërkuesja e risive të rrjeteve sociale, Jane Manchun Wong, ndërsa tani është konfirmuar lansimi i reaksionit.
Bazuar në një postim, ky reaksion është krijuar që në kohën e pandemisë me coronavirus, të gjithë të kenë mundësi të dërgojnë përshëndetje të ngrohta dhe të tregojnë sa i duan miqtë apo familjarët.
“Megjithëse të ndarë në largësi, ne jemi në këtë së bashku”, është një prej thënieve të shumta, që mund të zgjidhen, krahas emojive me zemra dhe fytyra të buzëqeshura.