E dini që disa ilaçe assesi nuk duhet t’i kombinoni me ushqimin e caktuar, sepse ul veprimin e tyre?

Pos kësaj, ato mund të pengojnë dhe të vështirësojnë tretjen.

Nga ana tjetër, edhe ilaçet, vetvetiu, mund të ndikojnë në shprehitë tuaja në ushqim dhe të ulin apetitin apo të pengojnë organizmin që nga ushqimi të marrë materiet ushqyese, vitaminat apo mineralet.

Mësoni cilat ilaçe dhe ushqime nuk duhet t’i përzieni!

Produktet e qumështit

Dihet që kalciumi nga qumështi, produktet e qumështit dhe ushqimet e tjera të cilat përmbajnë kalcium, zvogëlojnë resorbimin e antibiotikëve në zorrë. Në atë rast nuk arrihet doza e terapisë e ilaçit në organizëm e cila është e mjaftueshme për luftën kundër “sulmuesit” dhe shkaktarit të sëmundjes.

Një mënyrë për të shmangur këtë është marrja e ilaçeve dy orë pasi keni ngrënë ushqime të pasura me kalcium.

Ushqimi i thartë

Kjo nuk ka të bëjë me ushqimin me shije të thartë, por me atë që çon në rritjen e acidit në organizëm. Artikujt shumë të thartë, siç janë lëngjet e agrumeve, pijet e gazuara joalkoolike, çokollata dhe produktet me bazë domateje, mund të ulin absorbimin e ilaçit.

Reagimi më i keq i antibiotikëve është grejpfruti dhe produktet e tij.

Alkooli

Të gjithë e dinë që alkooli kurrë nuk duhet të pihet nëse jeni në terapi me ilaçe.

Megjithëse alkooli nuk ndikon negativisht në të gjithë antibiotikët, në kombinim me mund të çojë në efekte anësore të padëshiruara të tilla si shqetësime në stomak, të përziera dhe përgjumje.

Gjithçka që ndikon në zhvillimin e kërpudhave

Po ashtu është e dëshirueshme të eliminohen ushqimet të cilat janë të pasura me sheqer dhe përmbajnë tharmë kërpudhash – torta, ëmbëlsira, bukë, brumë, pasta, oriz, lëngje industriale frutash, uthull, ushqime të tymosura, ushqime të fermentuara.

Gjithkush që është me antibiotikë rekomandohet të përdorë probiotikë, në mënyrë që të mos shqetësojë florën e zorrëve dhe gjithashtu të parandalojë riprodhimin e kërpudhave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here