Ka dalë në dritë një letër që e ka shkruar një e mbijetuar nga Titaniku, ku përshkruan situatën brenda anijes dhe frikën e saj të madhe. Marion Wright shkroi këtë letër me pesë faqe për të atin të nesërmen pas katastrofës në Prill të 1912. Ajo gjeti një varkë shpëtimi kur Titaniku u fundos pasi goditi një ajsberg.

Marion, e cila ishte 26 vjeç në atë kohë, shkroi: Ishte e tmerrshme, unë nuk mendoj se do ta harroj kurrë. Unë pashë turmat e njerëzve kur ajo u copëzua në dysh dhe po fundosej me britmat e njerëzve në bord.

Ajo ishte në kabinën e saj kur anija u goditi ajsbergun në Atlantikun verior.

“Unë kam qenë në shtrat rreth 10 minuta kur dëgjova një përplasje të tmerrshme e cila tronditi të gjithë anijen dhe motori ndaloi. Vesha fustanin tim dhe një pallto të trashë, takova mikun tim dhe shkuam në kuvertë për të gjetur arsyen e tronditjes”, ka shkruar Marion tek letra.

Marion lavdëroi pasagjerin Dr Alfred Pain, 24 vjeç, të cilin e kishte njohur nga qyteti i saj i lindjes Yeovil, Somerset. Ata po udhëtonin veçmas, por u takuan në bord dhe Dr Pain u kujdes për të natën e fundosjes, duke e ndihmuar të hipte në një varkë shpëtimi. Ai ishte një nga ata njerëz që vdiqën kur anija u fundos.

“Zemra ime po shkon për të gjithë ata që janë mbytur. Alfredi që më futi në një varkë shpëtimi ishte një njeri kaq i mirë dhe kam frikë”, ishte shprehur ajo.

Marion, e cila ishte duke emigruar në shtetin amerikan të Oregonit për të qenë me të fejuarin e saj, shkroi letrën në anijen e shpëtimit Carpathia. Kjo letër është mbajtur nga të afërmit e saj së bashku me letrat e tjera familjare të asaj kohe. Letra do shitet në ankand në 17 Prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts dhe po presin që ajo të arrijë 6,000 £.

Ankanderi Andreë Aldridge tha se kjo letër është e jashtëzakonshme dhe fjalët e Marion pothuajse i vë njerëzit që e lexojnë në varkën e shpëtimit me të. Marion ishte një pasagjere e klasit të dytë në Titanik, anije e cila u mbyt gjatë udhëtimit të tij të parë nga Southampton për në New York, duke eliminuar rreth 1500 njerëz. Ajo ndrroi jetë në Oregon në vitin 1965 në moshën 80 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here