Studiuesit në Finlandë kanë krijuar një video që tregon një model se si coronavirusi mund të përhapet nga një kollë e vetme në një supermarket.

Sipas medieve të huaja, videoja u ngarkua në YouTube nga shkencëtarët në Universitetin Aalto të Finlandës.

“Në modelin 3D, një person kollitet në një korridor të kufizuar nga raftet në kushte të ajrit të brendshëm të ventilimit”, shpjegon video. “Si rezultat i kollitjes, një re aerosol udhëton në ajër në korridor. Duhen disa minuta që të përhapet dhe shpërndahet”.

“Rezultatet paraprake tregojnë se grimcat e aerosolit që mbartin virusin mund të qëndrojnë në ajër më gjatë seç u mendua fillimisht, kështu që është e rëndësishme të shmangni hapësirat e mbyllura publike”, shpjegojnë studiuesit në një deklaratë.

Kjo sipas tyre, “gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksionit nga ‘pikave’, e cila mbetet rruga kryesore e transmetimit për coronavirusin”.

Siç bëhet e ditur më tej, në studimin e tyre, studiuesit modeluan lëvizjen në ajër të grimcave aerosol më të vogla se 20 mikrometra, duke vënë në dukje se madhësia e grimcave për një kollë të thatë është tipikisht më pak se 15 mikrometra.

“’Grimcat’ jashtëzakonisht të vogla të kësaj madhësie nuk bien në dysheme, por përkundrazi, lëvizin nëpër rrymat e ajrit ose mbeten duke ‘fluturuar’ në të njëjtin vend”, kanë thënë ata në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here