Një re pluhuri e gjatë gati 800 metra ka prekur  Greqinë, ndërsa në ditët në vijim pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin perëndimor.

“Pas episodit të shkurtit të kaluar, një re e re dhe mbresëlënëse e Saharanit po kalon Mesdheun nga shkretëtira e Saharasë drejt Greqisë dhe Ballkanit jugor”, shkruan në Twitter Drejtoria e Përgjithshme për Industrisë Mbrojtjen dhe Hapësirën.

Shqipëria prej disa ditësh është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm dhe me dëborë të dendur kryesisht në veri lindje dhe në jug lindje të vendit.

Ndërsa në fundjavë pritet që temperaturat të rriten dhe të kemi mot të qëndrueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here