Meteori i zbuluar vitin e kaluar në pjesën algjeriane të shkretëtirës Sahara është pjesë e një protoplanete që u formua para se të formohej Toka dhe është 4.6 miliardë vjet i vjetër.

Meteori me emrin EC 002 përbëhet kryesisht nga pjesë vullkanike, gjë që çoi shkencëtarët në përfundimin se ka shumë të ngjarë të ishte një pjesë e një planeti në formim, raportoi Daily Mail.

Një ekip shkencëtarësh francezë dhe japonezë përcaktuan që meteori dikur ishte një lavë, por që ai u ftoh dhe u kthye në një objekt të fortë në një periudhë prej 100,000 vjetësh. Ai peshon rreth 30 paund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here