Disa fjalë të urta që na i la trashëgim Sami Frashëri. /InforCulture.info

Nuk i besohet premtimit të atij që premton shumë.

S’ka njeri të pafajshëm në botë; mentari nuk i thot djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Kush don të jetë i lumturë, të përpiqet të përmirsojë sjelljet e tij.

Është sherr ta  vonosh bamirësinë.

Lumturia dhe fatkeqësia kanë mbarim; kur zgjat njëra shumë, do të thotë se i është afruar koha tjetrës.

Lot i vërtetë i syrit është ai që derdhet për fatkeqësi të vërteta.

Edukata shumëherë I ngjan velit, i mbulon të metat e njeriut, por nuk i zhduk.

Pendimi, të shumtën e herës, nuk lind nga kryerja e një gabimi, por nga frika e pasojave të atij gabimi.

Mba largësi të madhe në mes teje dhe të ligut. /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here