Në udhëtime pasaporta është karta jonë e prezantimit dhe bileta për të nisur një aventurë të re në një vend tjetër. Edhe pse për shumë vetë, fotografia dhe numri i vizave brenda saj janë më të rëndësishme se ngjyra e kapakut, ky nuk është një element i zgjedhur rastësisht nga Qeveritë, por ka një arsye.

Në këtë drejtim, Hrant Boghossian, zëvendës/president i “marketingut” të të dhënave “Passport Index”, tha për portalin “Busines Insider” se shumica e pasaportave në botë janë të kuqe, blu, jeshile apo të zeza, por ka dhe dhjetëra tonalitete brenda çdo ngjyre, shkruan Dita.

Boghossian shpjegon se ka “shumë skenarë të mundshëm” për arsyen e vendosjes së çdo ngjyre. Disa janë për motive gjeografike ose qëndrime politike. Për shembull, vendet me një të kaluar komuniste ruajnë ngjyrën e kuqe, (Kina, Rusia, Sllovenia, Rumania), ndërsa ngjyra blu përdoret për të karakterizuar vendet e Botës së re (Karaibe, Amerika e Jugut, etj.)

57db25fdc36188a0608b4652-300x169

Pasaportat e kuqe
Duke përfshirë edhe ato vishnje dhe e kuqe e çelët, këto pasaporta karakterizojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (me përjashtim të Kroacisë, blu e errët) dhe që i përkasin Komunitetit të Andeve (Kolumbi, Peru, Ekuador, Bolivi). Megjithatë, ka përjashtime të tilla si pasaportat e Zvicrës, me ngjyrë të kuqe me një kryq të bardhë, njësoj si flamur kombëtar, dhe Turqia që zgjodhi një ton vishnje me shpresën e anëtarësimit në BE”, thotë Boghossian.

Pasaportat blu

Përveç vendeve të Karaibeve, bluja është përdorur edhe nga anëtarët e Merkozurit (përveç Bolivisë). Interesante është që edhe pasaporta amerikane është blu, edhe pse SHBA-të e kanë ndryshuar ngjyrën e pasaportës shpesh herë.

Pasaportat jeshile

Ngjyra jeshile është tipike e pasaportave nga vendet myslimane dhe lidhet drejtpërdrejt me këtë fe. Sipas ekspertit, besohet se jeshilja është ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed dhe simbolizon “natyrën dhe jetën”. Kjo ngjyrë shihet edhe në pasaportat e vendeve anëtare të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore, si Senegali dhe Nigeria.

Pasaportat e zeza

Më pak të zakonshme se të tjerat, karakterizojnë disa vende afrikane të tilla si Zambia, Burundi, Çadi dhe Angola. Megjithatë, edhe Zelanda e Re e përdor pasi është ngjyra kombëtare. Në Shtetet e Bashkuara, stafi me imunitet diplomatik ka një pasaportë në këtë ngjyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here