Shumë prej nesh kanë dëgjuar dhe lexuar informacione në lidhje me disa ushqime që ne besojmë se janë shëndetshme. Mesa duket të gjitha këto paskan qenë thjesht mite. Për shembull, e dinit që kufizimi i kalorive dhe ndjekja e një diete pa sheqer mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë për shëndetin tuaj. Është mjaft sfiduese të përpiqesh të mbash një peshë të shëndetshme dhe të ushqehesh si duhet dhe marrja e informacioneve të gabuara në lidhje me shëndetin dhe ushqimin mund të bëhet shumë shqetësuese. Më poshtë vijon një listë ushqimesh dhe pijesh të njohura që mund të mos jenë aq të shëndetshme sa mendonit.
1. Ujë me limon
Për shkak të aciditetit të tij, limoni mund të përkeqësojë sasinë e acidit në stomakun tuaj, një shqetësim që prek 60 milion amerikanë çdo muaj. Lëngu acidik, siç është uji me limon, mund të dëmtojë gjithashtu smaltin e dhëmbëve.
2. Çaji
Shumica prej jush e dinë që kafeja mund të zverdhë dhëmbët tuaj, por çaji gjithashtu mund të ndikojë në ngjyrën e smaltit tuaj. Pirja e një gote me ujë pas një filxhani çajë mund të ndihmojë për të zvogëluar ngjyrosjen e smaltit.
3. Frutat e thata
Shumë njerëz kur kanë neps preferojnë të hanë fruta të thata me idenë që janë të shëndetshme, por kjo në fakt mund të jetë mjaft e rrezikshme për dhëmbët tuaj. Kompanitë shpesh përdorin ngjyrosës artificial për frutat e thata dhe këto mund të njollosin dhëmbët tuaj. Frutat e thata mund të zvogëlojnë sekretimin natyror të pështymës në gojën tuaj. Për shkak se pështyma ndihmon për të luftuar bakteret, ajo mund të shkaktojë shumë probleme në shëndetin oral.
4. Ushqimet me pak kalori
Më shumë se 80% e njerëzve rifitojnë peshë sapo heqin dorë nga dieta dhe shkencëtarët besojnë se ushqimet me kalori të ulëta janë fajtorët. Nëse rregullisht merrni më pak kalori sesa trupi juaj ka nevojë, kjo bën që metabolizmi juaj të ngadalësohet. Për shkak se këto dieta zakonisht kanë pak proteina, kjo ndikon në indet tuaja muskulore. Në vend që të kufizoni kaloritë, ekspertët mjekësorë rekomandojnë të hani mjaftueshëm proteina dhe të bëni ushtrime.
5. Proteinat në formë suplementi
Ndërkohë që është e vërtetë që proteinat janë thelbësore për shëndetin tuaj, nxitja për të shtuar më shumë proteina në vaktet tuaja është thjesht marketing nga kompanitë e proteinave. Nëse mbani një regjim të shëndetshëm, ju do të merrni mjaftueshëm proteina nga vaktet tuaja. Proteinat në formën e suplementeve mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi. Mund të shkaktojnë shqetësime në tretje nëse jeni intolerant ndaj laktozës dhe ka shumë pak hulumtime për efektet e saj afatgjata.
6. Perime të shtrydhura
Lëngu jeshil ka qenë një trend për një kohë të gjatë, por nuk ofron aq shumë përfitime shëndetësore sa frutat dhe perimet të pashtrydhura. Lëngjet përmbajnë shumë pak fibra, të cilat janë thelbësore për tretjen dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme.
7. Ushqimet me pak karbohidrate
Ekspertët mjekësorë i nxisin njerëzit të shmangin dietat me karbohidrate të ulëta. Ulja e karbohidrateve mund t’ju ndihmojë të humbni peshë shpejt, por mos marrja e mjaftueshme e karbohidrateve për një kohë të gjatë mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare.
8. Vaji i kokosit
Edhe pse vaji i kokosit ka shumë cilësi unike, nuk është mirë ta përdorni shpesh. Vaji i kokosit ka tendencën të rrisë nivelet e kolesterolit dhe mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
9. Produktet pa gluten
Shumë ushqime të gatuara pa gluten kanë shumë kalori dhe sheqer. Ka edhe shumë ushqime të shëndetshme me gluten që mund t’i japin trupit tuaj vlera ushqyese thelbësore.
Cilat ushqime në këtë listë ju befasuan më shumë?