Janë mbi një milion lakuriqë që jetojnë në kompleksin e shpellave Kubane, mirëpo lakuriqët ‘shtëpinë’ e tyre në ato shpella duhet ta ndajnë me disa grabitqarë të padëshiruar!

Një prej grabitqarëve të rrezikshëm për lakuriqët është gjarpri. Pamjet në videon e sjellur më poshtë paraqesin gjuetinë e gjarprit mbi lakuriqët, të cilët kanë aftësi shumë të madhe në kontrollimin e fluturimit të tyre.

Gjarpri është i vendosur në një degë të një peme dhe pret prenë tij. Kur lakuriqët hidhen në fluturim, numri i madh i tyre bën që shumë prej tyre të fluturojnë shumë afër gojës së gjarprit. Raste të tilla gjarpri i ‘falë’ shumë pak, ai hidhet në sulm dhe i kap ata duke i mbështjellur menjëherë me trupin tij. /InforCulture.info

Video: BBC Earth, Youtube

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here