Është ndërtuar nga Konti Stefan Beçikemi (Stefano Becich) në vitin 1737, siç dëshmohet nga mbishkrimi që ruhet edhe sot në porten e ndërtesës. Pallati u rindërtua gjatë shekullit të 19-të dhe i gjithë pallati u modernizua pas Luftës së Dytë Botërore. Kont Stefani, është anëtar i familjes së Marin Beçikemit (Marinus Becichemus Scodrensis) nga Shkodra, i cili që në moshën 10 vjeçare, kur Shkodra ra nën sundimin Osman (1479) u detyrua të migronte në ndonjë qytet të Republikës së Venedikut, ku pasardhësit e familjes në fjalë jetojnë atje sot e gjithë ditën! /Jahja Drancolli /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here