Gërmadhat e kalasë antike dhe mesjetare në Dubovc të Vushtrrisë janë pjesë e vargmalit të Çiçavicës.

Gazetare: Albulena Demaku

Në këtë fshat, dikur është zhvilluar lokaliteti i lashtë iliro-dardan, që tashmë emri i tij nuk dihet, mirëpo në popull njihet si “Gjytet”.

Kjo pjesë e këtij fshati ka shumë gjurmë të civilizimeve të lashta, e që fshehin shumë të panjohura, raporton emisioni #gjesi në T7.

Eksponate të kësaj kalaje janë gjetur edhe nga vet vendasit në fillimin e viteve 60-ta. Por, edhe kohët e fundit ka gjetje të reja si monedha të vjetra të kohëve antike.

Ndonëse si zonë është në mbrojtje shtetërore, në këtë pjesë nuk ka pasur gjurmime arkeologjike që nga paslufta.

Vendet të cilat kanë marrë eksponate të kësaj kalaje janë nga më të ndryshmet përfshirë këtu edhe Beogradin. Kjo kala ndryshe është e njohur si gërmadhat mesjetare të kompleksit në kodrën e Çeçanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here