At Gjergj Fishta do të mbahet mend gjatë në histori, jo vetëm për  krijimtarinë e gjerë, por dhe për kontributin e madh që dha në forcimin e idealeve demokratike dhe atdhetare të shoqërisë tonë.

Në një intervistë për gazetat britanike në vitin 1934, një gazetar anglez i bën At Gjergj Fishtes këto dy pyetje të cilat ishin ironike dhe fyese, por përgjigjet e At Gjergj  Fishtës, kanë qenë të jashtëzakonshme, të cilat tregojnë për nivelin e këtij poeti të shquar.

Pyetja e parë : “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë! Si e komentoni ju këtë?!”

“Ashtu na ka dalë nami ore zotëri”, përgjigjet Fishta, -“Unë kam parë se si vidhet një bankë në Londër në mes të ditës, dhe askush në Shqipëri nuk mendon se të gjithë anglezët janë hajdutë. Shqiptari edhe nese vjedh këtë e bën nga halli i madh, ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë.”

 Pyetja e dytë: “Sikur shqiptarët të kishin mbetur të krishterë, atëherë edhe bashkimi juaj kombëtar do te ishte bërë i mundur shumë më shpejt. Pra, ndërrimi i besimit është një pjesë tjetër e errët e karakterit të shqiptarit” –

“Unë vërtetë nuk po të marr vesh more zotëri”, -përgjigjet At Fishta – “Po si guxon dhe mundet të flasë për mangësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di, se ju anglezët, për një bythë gruaje, ia ndërruat besimin fetar një Perandorie të tërë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here