Më 4 tetor 1921 krijohet Shoqata e Kryqit te Kuq Shqiptar dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 1923.

Flamuri varet në një rrugë të Tiranës, dhe godina në të majtë është përdorur si spital i Kryqit të Kuq Amerikan. Qindra mjekime plagësh dhe sëmundjesh bëhen në javë. Veprimtaria e parë e Kryqit të Kuq në Shqipëri i përket kësaj organizate e cila në 1920 shpërndante ndihma nga prapavija e ushtrisë shqiptare të asaj kohe.

Kryqi i Kuq Amerikan është një organizatë humanitare e themeluar nga Clarissa Harlowe Barton (1821 – 1912) një pionere e infermierisë ne SHBA. Pasi njihet me organizatën e Kryqit të kuq Nderkombëtar gjatë luftës Franko Prusiane në 1870, kohë kur asistonte Dukeshën e Madhe të Badenit në përgatitjen e spitaleve ushtarake, ajo vendosi të çonte organizatën edhe në Amerikë.

Më 4 tetor 1921 krijohet Shoqata e Kryqit te Kuq Shqiptar dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 1923.

Nobelisti Sviceran Jean-Henri Dunant, (1828 – 1910), është bashkëthemelues i Kryqit të Kuq Internacional me 1863. Ditëlindja e Dunant, 8 Maji, është caktuar të jetë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Fotoja e realizuar nga fotografë të Kryqit te Kuq Amerikan, Zyra e Parisit, Tirane, 1920

Origjinali ne Librarine e Kongresit

Punuar me ngjyra për Dosja.al nga Suad Barbullushi/Dosja.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here